Home / Sport / Shkëndija do bëjë maksimumin përballë Portadaunit

Shkëndija do bëjë maksimumin përballë Portadaunit

“Kemi punuar me intenzitet të lartë këto ditë dhe mendoj se të gatshëm do të presim ndeshjen e parë. Dihet se çdo herë mundet edhe më shumë, mirëpo ne me këto përgatitje që kishim, do të tentojmë t’i përgjigjemi në mënyrën më të mirë sfidës që na pret. Nuk do të jetë e lehtë, mirëpo unë besoj në veten dhe shokët e skuadrës. Jemi të bindur të japim më shumë se 100% nga vetja dhe nëse bëjmë këtë, jam i sigurtë se do të nxjerim rezultat të favorshëm para ndeshjes së kthimit”, foli me optimizëm mesfushori ofenziv i Shkëndijës, Izair Emini.

Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ditë deri në zhvillimin e ndeshjes së xhiros së parë ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe FC Portadaunit nga Irlanda e Veriut, nga tabori tetovar shprehen të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në këtë sfidë. Edhe pse ‘kuqezinjtë’ këtë verë kanë pësuar shumë ndryshime në formacion dhe deri tani kanë zhvilluar vetëm një ndeshje kontrolluese (u mundën 5:0 nga Flamurtari i Vlorës), gjithsesi janë optimistë dhe të bindur për të konsoliduar rradhët e tyre dhe përmes një loje të mençur, e me angazhim maksimal të tentojnë në ndeshjen e parë të nxjerin rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit. “Kemi punuar me intenzitet të lartë këto ditë dhe mendoj se të gatshëm do të presim ndeshjen e parë. Dihet se çdo herë mundet edhe më shumë, mirëpo ne me këto përgatitje që kishim, do të tentojmë t’i përgjigjemi në mënyrën më të mirë sfidës që na pret. Nuk do të jetë e lehtë, mirëpo unë besoj në veten dhe shokët e skuadrës. Jemi të bindur të japim më shumë se 100% nga vetja dhe nëse bëjmë këtë, jam i sigurtë se do të nxjerim rezultat të favorshëm para ndeshjes së kthimit”, foli me optimizëm mesfushori ofenziv i Shkëndijës, Izair Emini, i cili në këtë fazë përgatitore shpesh është provuar në sulmin e ‘kuqezinjëve’. Tetovarët pikërisht në këtë repart kanë deficit lojtarësh dhe përkundër ardhjes së Ejupit dhe Hasan-it, trajneri Osmani beson se edhe ‘Izo’-ja ,mund të gjendet në këtë pozitë. “Unë jam i gatshëm të luaj aty ku do të më vendosë trajneri. Normal që stafi teknik ka planet dhe strategjinë e vet dhe nëse ata vlerësojnë se unë duhet të luaj në sulm, atëherë me gjithë dëshirë do të angazhohem në maksimumin tim për të arsyetuar besimin e trajnerit. Nëse ‘Qato’ beson se unë mund ta bëj atë detyrë, pse mos besoj edhe unë se mund t’ia dal me sukses. Ku do që të luaj, pres që të martën në Kumanovë të shënoj gol apo gola. Kuptohet se nuk do të ishte problem edhe nëse unë nuk shënoj dhe këtë e bën ndonjëri prej bashkëlojtarëve të mi. S’ka rëndësi kush shënon, nëse duhet le të jenë autogola të kundërshtarit. E rëndësishme është vetëm që të marrim fitore pa gol të pranuar dhe më pas në Irlandën e Veriut të tentojmë të sigurojmë kualifikohemi në raundin e dytë”, u shpreh Emini. Mesfushori në fund porositi tifozët e Shkëndijës që në numër sa më të madh të udhëtojnë për në Kumanovë dhe të mbështesin ekipin në këtë ndeshje të rëndëishme. “Ftoj tifozët të vijnë në numër të madh dhe të na përkrahin. Gjithashtu lus që të kenë durim nëse gjërta nuk shkojnë si duam, pasi që është ndeshja e parë dhe ndoshta do kemi nevojë për adaptim. Si do që të jetë, besoj se në fund të gjithë do të ndahemi të kënaqur dhe do të festojmë fitoren në këtë sfidë”, përfundoi Emini.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *