Home / Sport / Shkëndija do të përgatitet në Maqedoni

Shkëndija do të përgatitet në Maqedoni

“Për arsye të problemeve të njohura, ne kemi parë të arsyeshme që të mos nxjerim ekipin jashta vendit. Duhej të shkojmë në Austri ose Slloveni, mirëpo detyrohemi të mbetemi në ‘shtëpi’. Gjithsesi nuk dyshojmë se do të përgatitemi mirë, ndërsa së shpejti presim të na bashkangjiten disa përforcime”, deklaroi Besir Shaqiri.

Skuadra e futbollit Shkëndija do të ketë ndryshim të vogël të planit përgatitor, pasi që përkundër paralajmërimeve për zhvillimin e fazës së dytë përgatitore në Austri ose Slloveni, duket se ‘kuqezinjtë’ do të përgatiten në Maqedoni. Për shkak të vonesës së organizimit të udhëtimit, i ndikuar nga situatata e paqartë në klub, drejtuesit skuadrës në bashkëpunim me stafin teknik kanë vendosur që mos të ketë udhëtim jashtë vendit, për shkak të mungesës së kohës për një gjë të tillë. Kështu, si obsione të reja për realizimin e përgatitjeve të Shkëndijës paraqiten Mavorva dhe Ohri. “Për arsye të problemeve të njohura, ne kemi parë të arsyeshme që të mos nxjerim ekipin jashta vendit. Duhej të shkojmë në Austri ose Slloveni, mirëpo detyrohemi të mbetemi në ‘shtëpi’. Gjithsesi nuk dyshojmë se do të përgatitemi mirë, ndërsa së shpejti presim të na bashkangjiten disa përforcime”, deklaroi drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri, i cili me këtë të fundit sqaron: “Jemi në bisedime me disa futbollistë, emrat e të cilëve nuk do të kisha dashur t’i bëj publik. Gjithsesi mund të zbuloj se bëhet fjalë për futbollistë cilësorë dhe me përvojë, ndërsa ndoshta do të kemi edhe disa më të rrinjë në provë. Për disa ditë do të ketë më shumë informata në këtë drejtim”, tha Shaqiri. Drejtuesit e klubit janë optimist për normalizimin e situatës dhe shpresojnë që të gatshëm të presin paraqitjen në Liga Evropa. “Nëse arrijmë këto ditë të kryejmë disa punë dhe unë nuk dyshoj se do të jetë kështu, besoj se me disa përforcime që kemi në plan, Shkëndija do të jetë përsëri në mesin e pretendentëve për kreun e tabelës. Nëse kemi pak fat në short, presim që të kemi paraqitje të suksesshme në Evropë, ku shpresojmë të kalojmë një xhiro”, pohoi drejtori sportiv i kampionëve të vitit të kaluar, Shkëndijës.

Pritet ardhja e Potutchnig

Duket se paqartësive në skuadrën e Shkëndijës u ofrohet fundi, pasi që kryesia e klubit këto ditë pritet të pastrojë të gjithë problemet administrative në lidhje me legjitimitetin e drejtuesve të klubit. Kryesia aktuale bind se gjërat kanë hyrë në binarë dhe gjithçka do të funksionojë si duhet në të ardhmen. Për këto ditë është paralajmëruar ardhja e sponsorit të klubit, pronarit të kompanisë Messi Group, Marin Potutching. Mësohet se me ardhjen e tij do të pastrohen shumë dilema dhe se në të ardhmen ekipi do të funksionojë në mënyrë edhe më të organizuar, ndërsa caku do të jetë suksese të reja në skenën vendore dhe atë ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *