Home / Sport / Shkëndija largon Miki Jovanovski-n

Shkëndija largon Miki Jovanovski-n

Një ditë pasi në stërvitje është paraqitur përforcimi në rradhët e sulmit Muzafer Ejupi, drejtuesit e klubit kanë vendosur të largojnë nga rradhët e tyre mesfushorin Miki Jovanovskin.

Drejtuesit e KF Shkëndija kanë duar të plota punë rreth kompletimit të skuadrës për paraqitjen në kualifikimet për Liga Evropa, si dhe për sezonin e ardhshëm. Një ditë pasi në stërvitje është paraqitur përforcimi në rradhët e sulmit Muzafer Ejupi, drejtuesit e klubit kanë vendosur të largojnë nga rradhët e tyre mesfushorin Miki Jovanovskin. Ky lajm sigurisht do të gëzojë tifozët e Shkëndijës më shumë se sa një përforcim, pasi ky futbollist ishte shpallur publikisht i padëshiruar nga armata e tifozëve të Shkëndijës, ‘Ballistët’. I ardhur vitin e kaluar nga rivali lokal Teteksi, Jovanovski në asnjë moment nuk i bëri për vete tifozët e Shkëndijës, ndërsa situata u vështirësua kur ‘Ballistët’ kërkuan zyrtarisht largimin e tij. Tani kryesia e klubit çon në vend këtë ‘amanet’ të tifozëve të tyre dhe Jovanovski nga e ejntja nuk është pjesë e ‘kuqezinjëve’. E në ndërkohë pritet që së shpejti të mësohen emrat e rinjë që do t’i bashkohen Shkëndijës, ndërsa drejtuesit do të nxjerin listën përfundimtare të futbollistëve që do të udhëtojnë në përgatitjet e ekipit në Ohër. Deri tani me ekipin janë bashkuar sulmuesit Ertan Hasan dhe Muzafer Ejupi, ndërsa provën disa-ditore nuk e kanë kaluar Gentijan Shkoza dhe Shkëlqim Pacolli.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *