Home / Sport / Shkëndija nisi e kompletuar

Shkëndija nisi e kompletuar

“Si që shihni pas grumbullimit të parë, menjëherë kemi filluar me punë. Shkëndija nuk ka kohë për të humbur dhe ne shpresojmë që të përgatitemi mirë deri në ndeshjen e parë në Liga Evropa. Pjesa më e madhe e futbollistëve megjithse me kontratat të skaduara, gjithsesi i janë përgjigjur pozitivisht ftesës sonë. Presim të përforcojmë ekipin me disa futbollistë dhe unë jam optimist se përsëri do të kemi ekip kualitativ për të qenë konkurent edhe në Evropë, por edhe në sezonin e ri në Maqedoni”, deklaroi shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani.

Spekulimet e shumta dhe thashethemet rreth KF Shkëndija dhe pohimet se ish-kampionët e vendit do të nisin përgatitjet thuajse me formacion të përgjysmuar kanë rënë në ujë, pasi që në grumbullimin e parë të ‘kuqezinjëve’ të ejnten në Tetovë u paraqitën të gjithë futbollistët që luajtën sezonin e kaluar (në përjashtim të Sali-t që është para transferimit në Moldavi dhe Cuculit që vonohet për arsye familjare). Trajneri Qatip Osmani, së bashku me ndihmësit e tij Erhan Selimin dhe trajnerin e portierëve Enver Ramadanin realizuan grumbullimin e parë me futbollistët dhe pas një mbledhje të shkurtë në të cilën njoftuan lojtarët për planin e përgatitjeve, menjëherë i’u përveshën punës dhe shënuan startin e përgatitjeve verore, duke dashur që të përgatiten sa më mirë për paraqitjen në Evropa Ligë, si dhe për sezonin e ardhshëm. Trajneri Osmani gjatë pauzës ka hartuar planin përgatitor dhe shpreson që gjatë kësaj faze të arrijnë t’i përmbahen të njëjtit. “Si që shihni pas grumbullimit të parë, menjëherë kemi filluar me punë. Shkëndija nuk ka kohë për të humbur dhe ne shpresojmë që të përgatitemi mirë deri në ndeshjen e parë në Liga Evropa. Pjesa më e madhe e futbollistëve megjithse me kontrata të skaduara, gjithsesi i janë përgjigjur pozitivisht ftesës sonë. Presim që në ditët në vijim të qartësohen shumë gjëra dhe më pas maksimalisht të koncentrohemi në përgatitje sa më cilësore. Presim të përforcojmë ekipin me disa futbollistë dhe unë jam optimist se përsëri do të kemi ekip kualitativ për të qenë konkurent edhe në Evropë, por edhe në sezonin e ri në Maqedoni”, deklaroi shefi i stafit teknik të Shkëndijës, Qatip Osmani. Stafi teknik i Shkëndijës ditën e parë realizoi seancë stërvitore më relaksuese, ndërsa u bë edhe testimi i futbollistëve për të parë se deri ku janë me përgatitjen fizike. S’do mend se me kalimin e kohës, seancat stërvitore do të jenë gjithnjë e më intenzive, ndërsa planifikohet që përgatitjet të realizohen në disa faza. “Do të qëndrojmë këto ditë në Tetovë, ku akcent do t’i kushtohet përgatitjes fizike të futbollistëve, ndërsa nuk do të lëmë anash edhe punën me top. Mirëpo kjo e dyta do të realizohet në fazën e dytë kur planifikohet që skuadra të udhëtojë për në Slloveni ose Austri. Atje duhet të zhvillojmë katër, deri pesë ndeshje kontrolluese, të cilat besojmë të jenë të mjaftueshme për të arritur formën optimale”, sqaroi Osmani. Kapiteni Mustafi si gjithnjë optimist për të ardhmen, megjithse kësaj rradhe i matur në vlerësimin e tij, shpreson që kryesia të pastrojë disa enigma dhe skuadra të punojë në drejtim të përmirësimit. “Unë gjithnjë jam optimist, por edhe real në vlerësimet e mia. Shkëndija ka disa punë për të zgjidhur, mirëpo besoj se kryesia e din punën e vet dhe do të sigurojë që gjithcka të shkojë sipas planit. Nëse duam të jemi konkurentë, normal se na duhen përforcime dhe kjo duhet të bëhet në pozitat ku kemi më shumë nevojë. Unë besoj të shkojnë punët si duhet dhe Shkëndija të jetë përsëri skuadër cilësore, ashtu si që meriton Tetova dhe ‘Ballistët”, deklaroi kapiteni Nebi Mustafi.

Ofrohen futbollistë nga të gjithë anët!
Drejtuesit e Shkëndijës këto ditë janë të ‘okupuar’ nga ofrimi i futbollistëve të ndryshëm. Fakti që në media flitej për largime të shumta, ka bërë që nga të gjithë anët të ofrohen futbollistë për të përforcuar ‘kuqezinjtë’. “Vërtet jemi të befasuar nga numri i madh i futbollistëve që na ofrohen. Shkëndija gjithnjë ka qenë interesante për futbollistët dhe edhe më parë na janë ofruar futbollistë, mirëpo kësaj rradhe vërtet ka shumë. Dominojnë futbollistë të rinjë nga Kosova, ndërsa të shumtë janë edhe nga vendi. Kjo është mirë për ne, mirëpo fjalën e fundit e ka stafi teknik. Do të shohin se si do të rrjedhin gjërat në ditët në vijim, para se të vendosim për përforcimet eventuale”, sqaroi drejtori sportiv, Besir Shaqiri.

Useini nis me stërvitje!
Mesfushori Muhamet Useini i cili humbi gjithë pjesën pranverore të sezonit për shkak të dëmtimit të rëndë, të ejnten u paraqit në grumbullimin e parë të Shkëndijës dhe më pas realizoi seancën stërvitore, megjithse punoi me intenzitet më te lehtë. Useini bën pjesë në mesin e futbollistëve të cilët janë me kontratë të skaduar, por gjithsesi nuk nguroi të paraqitet në grumbullimin e parë të ekipit të tij amë. Mësohet se për Useinin ka inters të madh nga skuadra nga jashtë, por edhe nga vendi, mirëpo Useini gjithsesi se për të ardhmen do të vendosë në bashkëpunim të ngushtë me kryesinë e Shkëndijës, me të cilët nëse dështon transferimi për jashtë, me shumë gjasa do të firmosë kontratë të re.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *