Home / Sport / Shkëndija prej të dielën në Ohër

Shkëndija prej të dielën në Ohër

“Nga e diela do të jemi në Ohër ku shpresojmë që stafi teknik të realizojë planprogramin e hartuar prej më parë. Dimjë se u desh të ndryshojmë planin pas ngjarjeve të fundit, mirëpo jemi optimistë se situata normalizohet dhe punët nisin të ecin ka e mbara. Edhe përkundër disa ndryshimeve në formacion, Shkëndija ka bazë të fortë në skuadër dhe ne presim paraqitje të mirë në Evropë dhe luftë për kreun e tabelës në sezonin e ardhshëm në kampionatin vendor”, deklaroi sekretari i Shkëndijës, Fikret Shaqiri.

Skuadra e Shkëndijës nga e diela do të largohet nga Tetova, për tu vendosur buzë liqenit të Ohrit ku do të qëndrojë në përgatitje një javore. Ekipi tetovar duhej të udhëtojë në Austri ose Slloveni për të realizuar përgatitjet, mirëpo pasi që ky plan dështoi, Ohri mbetet si alternativë për të realizuar fazën e dytë të përgatitjeve verore, para paraqitjes në kualifikimet për Liga Evropa. “Nga e diela do të jemi në Ohër ku shpresojmë që stafi teknik të realizojë planprogramin e hartuar prej më parë. Dimjë se u desh të ndryshojmë planin pas ngjarjeve të fundit, mirëpo jemi optimistë se situata normalizohet dhe punët nisin të ecin ka e mbara. Edhe përkundër disa ndryshimeve në formacion, Shkëndija ka bazë të fortë në skuadër dhe ne presim paraqitje të mirë në Evropë dhe luftë për kreun e tabelës në sezonin e ardhshëm në kampionatin vendor”, deklaroi sekretari i Shkëndijës, Fikret Shaqiri. Ndërkohë ekipi i Shkëndijës është duke punuar edhe në angazhimin e disa përforcimeve. Ertan Hasan dhe Muzafer Ejupi ishin angazhimet e para të ‘kuqezinjëve’, sot pritet që në stërvitje të bashkohet Burhan Aliu nga rradhët e Teteksit, ndërsa afër marëveshjes është edhe kosovari Liridon Kukaj. Ndërkohë sa i përket portierit Jovanovski, ai është në Qipro ku zhvillon bisedimet përfundimtare me drejtuesit e Etnikos Ahnas, ndërsa së shpejti pritet të japë përgjigje nëse do të kthehet në Shkëndijës. Nëse ndodh që ai të mbetet në Qipro, Shkëndija me shpejtësi duhet të reagojë për të siguruar një portier cilësor, ndërsa mes tjerave spekulohet emri i Trajce Nikovit, por që për momentin asgjë nuk është e sigurtë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *