Home / Sport / Shkëndija teston Shkoza-n dhe Pacolli-n

Shkëndija teston Shkoza-n dhe Pacolli-n

Bëhet fjalë për Gentian Shkozën nga Cëriku i Shqipërisë, i cili vjen nga kategoria e dytë e futbollit shqiptar dhe 18-të vjeçari nga Kosova, Shkëlqim Pacolli që vjen nga ekipi i Ramiz Sadikut.

Të martën në seancat stërvitore të Shkëndijës janë paraqitur dy futbollistë të rrinjë, të cilët këto ditë do të jenë në provë. Bëhet fjalë për Gentian Shkozën nga Cëriku i Shqipërisë, i cili vjen nga kategoria e dytë e futbollit shqiptar, ndërsa ka luajtur për 13-të skuadra të ndryshme, mes të cilave edhe Bylisi, Teuta e Durrësit, Skenderbeu, Flamurtari dhe së fundmi në ekipin e kategorisë së dytë të Greqisë, Kalamata. Bëhet fjalë për futbollist 28 vjeçar, i cili luan si mesfushor. Ndërkohë futbollisti i dytë është 18-të vjeçari nga Kosova, Shkëlqim Pacolli. Ky vjen nga ekipi i Ramiz Sadikut, ndërsa është mesfushor me tipare sulmuese. Stafi teknik i Shkëndijës këto ditë do të ketë mundësi të testojë potencialin e tyre dhe më pas të vendosë nëse do t’i angazhojë në skuadër. E ndërkohë mësojmë se këto ditë priten risi tjera nga Shkëndija, pasi drejtuesit e klubit kanë në plan angazhimin e disa përforcimeve.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *