Home / Sport / Shkëndija vendoset në Ohër, sot përballet me Flamurtarin

Shkëndija vendoset në Ohër, sot përballet me Flamurtarin

Mesfushori Burhan Aliu dhe portieri Trajce Nikov bashkohen me ekipin tetovar dhe kanë udhëtuar me skuadrën në përgatitjet në Ohër.

Skuadra tetovare Shkëndija prej të dielën ka braktisur qytetin e Tetovës dhe është vendosur në Ohër, ku do të zhvillojë fazën e dytë të përgatitjeve para paraqitjes në Liga Evropa. ‘Kuqezinjtë’ pas dy javë punë në ‘shtëpi’, tani dalin jashtë dhe menjëherë nisin me zhvillimin e ndeshjeve kontrolluese. Kundërshtar i parë i ‘kuqezinjëve’ tetovarë do të jetë një tjetër skuadër ‘kuqezi’. Flamurtari i Vlorës. Ky takim do të jetë mundësi që trajneri Osmani të nisë ndërtimin e lojës së re të Shkëndijës, posacërisht pas disa ndryshime që ekipi pësoi në formacion. Ndërkohë të dielën në autobusin e Shkëndijës u ngjitën dy emra të rrinjë. Si që u paralajmërua, Burhan Aliu dhe portieri Trajce Nikov janë përforcimet e reja të tetovarëve dhe kanë udhëtuar me ekipin drejt Ohrit në fazën e dytë të përgatijeve. Si Aliu edhe Trajcov kanë firmosur me Shkëndijën marëveshje njëvjecare. Paraprakisht Shkëndija angazhoi sulmuesit Ertan Hasan dhe Muzafer Ejupin si dhe mbrojtësin e majtë Vebi Alievskin. Ndërkohë që ekipi për dallim nga sezoni i kaluar, kësaj rradhe nuk do të llogarisë në shërbimet e Sali-t, Nikitoviqit, Marko e Miki Jovanovski, Peev dhe Allomeroviq. Drejtuesit e klubit të shtunën kanë dërguar në UEFA listën përfundimtare të futbollistëve në të cilët do të llogarisin në Liga Evropa dhe aty figuron edhe emri i Ardian Cuculit, i cili për momentin është në Kroaci te skuadra e Rijekës dhe në rast se nuk firmos do të kthehet te Shkëndija. Ndërkohë sot pritet që në Nion të mësohet emri i skuadrës me të cilën Shkëndija do të përballet në xhiron e parë kualifikuese të Liga Evropës dhe me shumë gjasa pritet të jetë një ekip amator. Lajmi i fundit nga tabori i Shkëndijës është se Artim Pollozhani duket se përfundimisht sezonin e ardhshëm do të luaj në taborin ‘kuqezi’, mirëpo për shkak të pushimit një mujor që detyrohet të ketë për shkak të dëmtimit nuk përfshihet në listën e futbollistëve që do të luajnë në Liga Evropa.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *