Home / Lajme / Maqedoni / Shkollat profesionale me plot vende të lira

Shkollat profesionale me plot vende të lira

21 qershor-Në këtë shkollë ka edhe 220 vende të lira për paralele me në gjuhën shqipe, ndërsa në gjuhën maqedonisa ka një paralele , ku në afatin e parë nuk është paraqitur asnjë nxënës” thotë profesori Sulejman Fetahu. Ndryshe afati i dytë i rregjistrimeve do të jetë më 27 dhe 28 qershor ku ka 2224 vende të lira në të gjitha shkollat e mesme të Tetovës, ndërsa janë pranuar 1130 nxënës

Urim Hasipi
Në afatin e parë të regjistrimit në shkollat e mesme profesionale nuk ka pasur interesim nga ana e semimaturantëve. Shumica e nxënësve që kryejnë shkollimin fillor në afatin e parë u drejtohen shkollave me drejtime të përgjithshme siç janë gjimnazi, mjekësia dhe ekonomia. Për drejtimet profesionale që janë në kuadër të shkollës së mesme të bujqësisë interesimi është shumë i ulët. Nxënësit aspak nuk kanë shfaqur inetersim për profilet siç janë teknik i bujqësisë, Teknik i makinerisë bujqësore, Automekanik, hoteleri, turizëm etj. “Në shkollën e mesme profesionale komunale të bujqësisë “Mosha Pijade” në vitin shkollor 2012/13 janë paraparë të ketë 21 paralele në gjuhën shqipe edhe atë me 714 nxënës, nga ku në afatin e parë me 14 dhe 15 qershor janë paraqitur vetëm 102 nxënës , ndërsa ka ngelurë edhe 612 vende të lira. Në paralelet më mësim në gjuhën maqedonase janë paraparë 9 paralele më 306 nxënës , ndërsa janë pranuar 78 nxënës dhe kanë ngeluarë edhe 228 vende të lira” thotë ndihmës drejtori Sherif Memeti. Ai thotë se profilet që janë në këtë shkollë mundësojnë një të ardhme më të mirë për vet nxënësit sepse kanë punë praktike dhe ajo u siguron një të ardhme më të mirë. Sipas tij, pritet që në afatin e dytë të plotësohen vendet, pasi në afatet e para nxënësit drejtohen në shkollat e përgjithëshme. “Nxënësit që rregjistrohen në drejtimet profesionale mund të vazhdojnë në fakultete ose marrin diplomë për profesionin e kryer dhe mund të vazhdojnë të kryejnë punën profesionale në jetën e përditshme” thotë Memeti.Situatë e njejtë është edhe në shkollën e mesme tekstile “Gjoçe Stojçevski”.” Në këtë shkollë janë paraparë të ketë 10 parale në gjuhëm shqipe me 340 nxënës , ku në afatin e parë kanë konkuruar 128 semimaturantë, ndërsa janë pranuar vetëm 86 nxënës. Në këtë shkollë ka edhe 220 vende të lira për paralele me në gjuhën shqipe, ndërsa në gjuhën maqedonisa ka një paralele , ku në afatin e parë nuk është paraqitur asnjë nxënës” thotë profesori Sulejman Fetahu. Ndryshe afati i dytë i rregjistrimeve do të jetë më 27 dhe 28 qershor ku ka 2224 vende të lira në të gjitha shkollat e mesme të Tetovës, ndërsa janë pranuar 1130 nxënës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *