Home / Sport / Shqipëria ngjit shkallë në renditjen e FIFA-s

Shqipëria ngjit shkallë në renditjen e FIFA-s

Dy fitoret në miqësoret e muajit maj kanë ndihmuar kombëtaren shqiptare të futbollit të rifitojë disa vende në renditjen e FIFA-s dhe të ngjitet përsëri në vendin e 79-të në botë, 5 shkallë më shumë se një muaj më parë.

Suksesi 2-1 ndaj Katarit dhe sidomos fitorja 1-0 ndaj Iranit, kanë ndihmuar kuqezinjtë të bëjnë hapa të rëndësishëm në këtë renditje, e cila përveç prestigjit në arenën ndërkombëtare, ndihmon edhe në klasifikimin nëpër vazo të ekipeve kombëtare para një shorti.

Përsa i përket renditjes evropiane, kombëtarja kuqezi mban vendin e 36-të, duke lënë pas skuadra si Izraeli, Bullgaria apo edhe Maqedoninë fqinje.

Ndër skuadrat e grupit të eliminatoreve të Botërorit 2014 ku bën pjesë përfaqësuesja jonë, Zvicra është ajo që pozicionohet më mirë, në vendin e 21-të në botë, të 14 në Evropë. Norvegjia është e 26-ta, Sllovenia e 30-ta, Qipro e 125-ta dhe Islanda e 131-ta.

Duhet theksuar se të tre skuadrat kryesore të grupit kanë pësuar rënie në renditjen e këtij muaji.

Në kreun e renditjes Botërore vazhdon të jetë e shkëputur Spanja, ndërsa Uruguai ka arritur të marrë vendin e dytë në këtë renditje, duke lënë pas Gjermaninë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *