Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptari i Velesit kërcënohet nga maqedonasit

Shqiptari i Velesit kërcënohet nga maqedonasit

15 qershor-“Unë skam ku të largohem, jetoj me ndihmë sociale dhe jam i papunë. Gjithnjë jam nën kërcënim të personave të nacionalitetit maqedonas, të cilët vijnë me shkopinj druri tek shtëpia. Policia qëndron aty, por nuk i arreston. Unë i kam larguar fëmijët nga shtëpia dhe i kam nxjerrë afër tregut në Veles, sepse nuk kanë siguri në lagjen ku jetojmë. Mund të na kërcënojnë, shajnë, rrahin e çka mos. Njëherë ma kanë sulmuar vajzën me thikë dhe kam frikë se mos po përsëritet sërish

Jeta e shqiptarëve që jetojnë ne rajonet ku ata janë pakicë është bërë tmerr i vërtetë. Një rajon i këtillë është edhe Velesi, ku vetëm në qytet jetojnë afër 20 familje shqiptare, por në lagjen “Kliment Ohridski”, jeton vetëm një familje shqiptare edhe atë 8 anëtarëshe. Nga viti 2008 e këndej, për kryefamiljarin Musli Ahmedov, siguria e tij dhe familjes është vënë në pikëpyetje. Të paktën kështu tregon ai , duke theksuar se civilë maqedonases pa ndërprerë e sulmojnë dhe e kërcënojnë që të lëshojë shtëpinë e tij me të vetmin qëllim – sepse është shqiptarë. Musliu, 65 vjeçar, thekson se rastin e ka paraqitur në stacionin policor në Veles, tek Avokati i Popullit, OSBE, ndërsa ka katër vite që askush nuk kujdeset për sigurinë e familjes së tij. Sipas tij, për sulmet që i janë bërë familjes së tij i ka drejtuar edhe një letër ministres Gordana Jankullovska, ku i tregon se nuk i është dhënë ndihmë nga ana e policisë dhe nuk janë marrë masa ndaj sulmuesve. “Kam probleme me maqedonasit që nga viti 2008. Rastet janë shpeshtuar që nga muaji i kaluar dhe është bërë e pamundshme të jetoj në shtëpi. Më kërcënojnë dhe më shajnë, më thonë se do t’ma djegin shtëpinë, dhe unë skam ku të shkojë. Dje kam qenë në stacion policor dhe i kam njoftuar ata se e lëshoj shtëpinë nga dhuna, nga kërcënimet që më bëjnë mua si shqiptar. Pyes publikisht ministren dhe zëvendësministrin se a ka siguri në këtë shtet për të gjithë njësoj”, thotë Musli Ahmedov shqiptarë nga qyteti i Velesit.
Ai thotë se për këtë rast ka njoftuar edhe Avokatin e Popullit, OSBE-në, partitë politike shqiptare… “Unë skam ku të largohem, jetoj me ndihmë sociale dhe jam i papunë. Gjithnjë jam nën kërcënim të personave të nacionalitetit maqedonas, të cilët vijnë me shkopinj druri tek shtëpia. Policia qëndron aty, por nuk i arreston. Unë i kam larguar fëmijët nga shtëpia dhe i kam nxjerrë afër tregut në Veles, sepse nuk kanë siguri në lagjen ku jetojmë. Mund të na kërcënojnë, shajnë, rrahin e çka mos. Njëherë ma kanë sulmuar vajzën me thikë dhe kam frikë se mos po përsëritet sërish. Alternativa e vetme është që të shes shtëpinë atje dhe të transferohem në Shkup ose diku tjetër ku ka më shumë shqiptarë”, rrëfen Ahmedov. Sipas tij, vajzat e tij shkojnë në shkollë me maqedonas, por problemet që i ka këto katër vite e këndej janë më të vështira se edhe gjatë konfliktit të vitit 2001. Rastin në fjalë e konfirmojnë edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ku sipas zëdhënësit Borçe Peshevski, “qytetari nga Velesi disa herë është ankuar në polici dhe se janë marrë masa”. “Qytetari që është ankuar në Sektorin e Punëve të Brendshme në Veles ka parashtruar më shumë ankesa ndaj personave të caktuar. Nga ana e SPB-së në Veles pas këtyre ankesave janë ftuar personat e denoncuar dhe të njëjtit janë paralajmëruar dhe u është treguar për pasojat ligjore se nëse vazhdojnë me sjelljet e tyre, do të sanksionohen në bazë të ligjeve në fuqi”, tha Peshevski. Ndërkaq, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, i kontaktuar për këtë rast, tha se ka pranuar ankesë nga personi në fjalë ditën e mërkurë dhe se në këtë drejtim, do të kërkohet sqarime nga institucionet të cilët janë të adresuara në parashtresë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *