Home / Sport / Shvajnshtajger: Spanja, skuadra më e fortë!

Shvajnshtajger: Spanja, skuadra më e fortë!

Mesfushori gjerman Bastian Shvajnshtajger, beson se Spanja, kampionët në fuqi e Evropës dhe Botës, është skuadra më e mirë në Euro 2012.

Futbollisti 27 vjeçar është pjesë kryesore e skuadrës së drejtuar nga Joakim Lëv, e cila mendohet se është një nga ekipet më të forta që synon të ngrejë trofeun në finalen e datës 1 korrik.
Por lojtari i Bajern Mynih vazhdon të mendojë se spanjollët, që kanë në përbërje 7 nga 11 lojtarët më të mirë të vitit të përzgjedhur nga FIFPro, mbeten kundërshtarët që duhen mundur.
“Për mua, Spanja është skuadra më e mirë”, tha Shvajnshtajger për “AS”. “Spanja i jep tifozëve dhe rivalëve ndjenjën sikur ka gjithmonë një lojtar më shumë në fushën e lojës”.
Megjithatë, ai mendon se ekipi i Visente Del Boske nuk është i pathyeshëm dhe se kombëtarja e tij ka shanse për të fituar pasi ka pësuar ndryshime të mëdha pozitive në krahasim me takimet e mëparshme me iberikët, kundër të cilëve ka humbur si në finalen e Euro 2008, ashtu dhe në gjysmëfinalen e Botërorit 2010.
“Skuadra të tilla nuk janë të pathyeshme. Lojtarë e ri na kanë dhënë një besim të veçantë në skuadër ndërsa dëshira dhe shpirti luftarak kanë mbetur të paprekur. Tani kemi më shumë cilësi, jemi më fleksibël dhe më të shpejtë”, ka treguar lojtari 27 vjeçar i cili ka luajtur 90 ndeshje me përfaqësuesen gjermane.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *