Home / Sport / Sot: Holandë – Danimarkë dhe Portugali Gjermani

Sot: Holandë – Danimarkë dhe Portugali Gjermani

Holanda ka shumë sulmues të kalibrit botëror. Por, a do të mund Bert van Marwijk të përfitojë nga fakti që ka në dispozicion shënuesin më të mirë të Premier Leagues, Robin van Persie dhe atë të Bundesligës, Klaas-Jan Huntelaar? Ekipi i Joachim Löwit ka qenë në disponim shumë relaksues, derisa konkurron për të fituar për herë të tretë titullin e kampionit të Evropës.

Përfitimi nga shpirti i autsajderit është natyra e dytë për Danimarkën. Por, skuadrës së Moren Olsenit do t’i duhet një forcë e madhe e “vikingëve” për të arritur një rezultat të favorshëm kundër nënkampiones së botës nga viti 2010, Holandës.

Edhe pse një shtet me më pak se gjashtë milionë banorë dhe shtet që ia kishte ndaluar profesionistëve të luanin për përfaqësuese deri në vitin 1971, Danimarka ia ka dalë të paraqitet në katër Kupa të Botës, si dhe hera e tetë që merr pjesë në Evropian. Si zëvendësuese e çastit të fundit për Jugosllavinë e suspenduar, Danimarka në mënyrë të famshme fitoi titullin e Evropës në vitin 1992.

Holanda ka shumë sulmues të kalibrit botëror. Por, a do të mund Bert van Marwijk të përfitojë nga fakti që ka në dispozicion shënuesin më të mirë të Premier Leagues, Robin van Persie dhe atë të Bundesligës, Klaas-Jan Huntelaar?

Holanda ka humbur vetëm dy nga tetë ndeshjet e saj të hapjes të Evropianit.

Të gjithë insistojnë se bastoret nuk gabojnë shumë. Mirëpo a duhet Gjermania të jetë favorite pas dhjetë fitoreve në ndeshjet eliminatore, menjëherë pas Përfaqësueses së Spanjës në “Euro 2012”? Nëse bazohemi në kuota, atëherë del se Gjermania është shumë afër Spanjës dhe shihet si favorite e madhe për triumf në Poloni e Ukrainë.

Ekipi i Joachim Löwit ka qenë në disponim shumë relaksues, derisa konkurron për të fituar për herë të tretë titullin e kampionit të Evropës. Gjermanët kanë paguar një vizitë në garën e fundit të Formula 1 të mbajtur në Monaco, kurse të martën kanë darkuar së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel, në qytetin Gdansk.

Joachim Löw, e ka ekipin e kompletuar pas rikthimit të kapitenit Philipp Lahm dhe Sami Khedira, që u bashkuan në stërvitje para disa ditëve.

Dy ekipet takohen mes vete për herë të 17-të. Gjermania ka fituar tetë nga 16 takimet e fundit, kurse Portugalia ka festuar fitoren në vetëm tri ndeshje.

Përballja e tyre e fundit ishte në çerekfinalen e “Euro 2008” në të cilën Gjermania triumfoi me rezultatin e ngushtë 3:2.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *