Home / Sport / Spanja dhe Italia në çerekfinale, eliminohet Kroacia

Spanja dhe Italia në çerekfinale, eliminohet Kroacia

Spanja e mbaron fazën grupore në vendin e parë me shtatë pikë, teksa në vendin e dytë është Italia me pesë pikë dhe këto skuadra vazhdojnë garën në çerekfinale, ku do të takohen me fituesit e Grupit D. Kroacia fatkeqësisht largohet nga Euro 2012 edhe pse shfaqi lojë mjaft të mirë dhe në disa momente cënoi integritetin e mjeshtërve të futbollit siç janë spanjollët dhe italianët.

Spanja ka mposhtur Kroacinë në duelin direkt vendimtar në Grupin C, duke u kualifikuar kështu si lidere në çerekfinale, teksa Italia ka siguruar kualifikimin me anë të një fitoreje të lehtë ndaj Irlandës me rezultat 2-0. Në Gdansk u zhvillua ndeshja kryesore mes Kroacisë dhe Spanjës, ku u zhvillua një ndeshje e balancuar nga ana e rasteve, teksa nuk mund të thuhet kështu në anën e posedimit.

Sidoqoftë, gjatë gjithë takimi u zhvillua ndeshje e varfër nga ana e rasteve, megjithëse gjatë pjesës së dytë kroatët kishin mundësinë të shënonin dhe edhe ta fitonin ndeshjen, por i pa saktë u tregua Ivan Rakitic që mori në qafë ekipin e tij.

Del Bosque në fund luajti pa sulmues dhe kjo u reflektua nga tifozët spanjoll të cilët kërkuan inkuadrimin e Llorentes, por në fund pas një aksioni briliant në gol me top u fut Jesus Navas (88`) për të siguruar fitoren minimale për spanjollët me rezultat 1-0 dhe lidershipin në tabelën e Grupit C.

Në Poznan u zhvillua takimi tjetër krucial i Grupit C, ku Italia pos fitores opsion tjetër ndaj Irlandës tashmë të eliminuar nuk kishte.

Italianët e filluan lojën më mirë, duke e dominuar tërësisht sfidën me anë të një sistemi të ri që rezultoi i suksesshëm.

Pas një harkimi nga këndi, Antonio Cassano me kokë e dërgoi topin brenda golit në një situatë të kontestueshme, por e cila u vendos drejt nga gjyqtari që vendosi t`ia japë Italisë epërsinë e parë (35`).

Në pjesën e dytë Prandelli bën disa ndryshime të rëndësishme dhe fut në lojë Mario Balotellin, i cili ishte lënë në pankinë. Balotelli i shumë kritikuar për formën e tij, heshti kritikët duke i përshëndetur ata me një gërshërë me ç`rast edhe dëshmoi se është njeri i ndeshjeve të mëdha, duke realizuar për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të takimit (90`).

Spanja e mbaron fazën grupore në vendin e parë me shtatë pikë, teksa në vendin e dytë është Italia me pesë pikë dhe këto skuadra vazhdojnë garën në çerekfinale, ku do të takohen me fituesit e Grupit D. Kroacia fatkeqësisht largohet nga Euro 2012 edhe pse shfaqi lojë mjaft të mirë dhe në disa momente cënoi integritetin e mjeshtërve të futbollit siç janë spanjollët dhe italianët.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *