Home / Sport / Spanja finalistja e pare e Euro 2012, Portugalia dorezohet pas penalltive

Spanja finalistja e pare e Euro 2012, Portugalia dorezohet pas penalltive

Kampionet ne fuqi jane nje hap larg historise. Pas triumfit me penallti ndaj portugezeve, Spanja po pret emrin e finalistit tjeter qe do te dale nga ndeshja e sotme mes Gjermanise dhe Italise

Spanja ka kaluar per here te trete radhazi ne finale te nje turneu te rendesishem me nje fitore shume te vuajtur ndaj Portugalise ne gjysmefinalen e luajtur ne “Donbass Arena”. Pavaresisht se nuk kane qene ne formen e tyre me te mire dhe rasteve te pakta per te gjetur rrugen e rrjetes, ne 120 minuta ndeshja nuk ka pare asnje gol dhe ka perfunduar 0-0. Ne gjuajtjet e penalltive, ne momentin kur Spanja kryesonte 3-2, Bruno Alves ka goditur traversen, nderkohe qe ne fund ishte radha e Cesc Fabregas per te shenuar golin e fitores.
Vicente Del Bosque ka bere nje start me te vertete te cuditshem te kesaj ndeshje, duke bere vetem nje ndryshim nga skuadra qe mposhti Frances ne cerekfinale, duke zgjedhur Alvaro Negredo perpara Fabregas dhe Fernando Torres, pa permendur edhe Fernando Llorente. Kolegu i tij portugez, Paulo Bento gjithashtu ka bere vetem nje ndryshim nga skuadra qe eliminoi Cekine, por e kishte zevendesim te detyruar. Helder Postiga ka qene i demtuar dhe ne fushe qe nga minuta e pare ka qene Hugo Almeida.
Portugalia e nisi ndeshjen me nje ritem shume te larte dhe po ushtronte presing ndaj Spanjes ne nje vije shume te larte. Kjo funksionoi shume mire ne minutat e para, pasi “La Roja” ka vuajtur ne kontrollimin e topit. Megjithate shume shpejt kampionet ne fuqi arriten te kene nje prekje te mire te topit. Andres Iniesta kombinoi shume mire me Jordi Alba ne krahun e majte dhe futen topin ne zone. Negredo nuk arriti te gjuaje porten, por pasoi per Alvaro Arbeloan, i cili e dergoi topin siper traverses edhe pse kishte nje pamje shume te qarte per te realizuar.
Nga ana tjeter Cristiano Ronaldo po haste veshtiresi per te kaluar lojtaret e Del Bosque. Dy tentativat e tij thjesht sa kane testuar gatishmerine e portierit Iker Casillas, i cili per te thene te drejten nuk pati ndonje veshtiresi serioze nga keto tentativa. Portugezet vazhduan me nje intensitet te larte ne presing dhe Spanja nuk po arrinte ta dergonte topin deri te Xavi. Spanja gjithashtu nuk po ndihej rehat me topin dhe nente minuta pas rifillimit te ndeshjes ne pjesen e dyte Del Bosque vendos te aktivizoje Fabregas ne vend te Negredos. Skuadra e Bentos po bente nje pune shume te mire duke vene spanjollet ne presion, por Almeida pati nje mundesi te mire per te shenuar ne minuten e 57. Pasi skuadra fitoi topin ne mesfushe, ai u nis ne kundersulm dhe mund te kishte pasuar per Nani apo Ronaldo, por zgjodhi te gjuaje nga nje distance e larget dhe topi nuk u kthye ne nje kercenim serioz per Casillas.
Pas minutes se 60 Spanja filloi me lojen e saj dominuese ne kontrollin e topit ne mesfushen kundershtare, por nuk ka krijuar pothuajse asgje. Mund te vecohet nje gjuajtje e Xavit nga distanca, por topi shkoi direkt ne duart e Rui Patricio, nderkohe qe shume pak sekonda me pas nje gjuajtje e Ronaldos nga goditja e denimit ka shkuar ngjitur me shtyllen. Ne minuten e fundit te ndeshjes Ronaldo pati nje mundesi te mire per te shenuar, pasi u nxor ne nje hapesire ku e shikonte pamjen e plote te portes, por nuk ia doli mbane.
Nderkohe qe portugezet nuk kishin me force per te bere presing qe ne sulm, ishin spanjollet qe paten kontrollin, por ndeshja shkoi ne shtese. Ne te gjithe kohen shtese ka dominuar skuadra e Del Bosques. Madje Portugalia ka qendruar ne loje vetem nga dy pritje te mrekullueshme te Rui Patricio ndaj Iniestes dhe Jesus Navas.
Te dyja skuadrat bene startin me te keq te mundshem ne gjuajtjet e penalltive, pasi Patricio ka pritur te Alonsos, kurse Casillas te Moutinho. Iniesta, Pepe, Pique, Nani dhe Ramos kane shenuar me radhe perpara se Bruno Alves te godiste shtyllen. Kjo i dha mundesine Fabregasit qe te shenonte golin e fitores dhe lojtari i Barcelones ia doli mbane.

Portugali-Spanje 0:0
(2:4 me penallti)
Portugali (4-3-3): Rui Patricio; Pereira, Pepe, Alves, Coentrao; Moutinho, Veloso (Custodio), Meireles (Varela); Ronaldo, Almeida (Oliveira), Nani.
Spanje (4-2-3-1): Casillas; Arbeloa, Ramos, Pique, J.Alba; Busquets, Xabi Alonso; Silva (Navas), Xavi (Pedro), Iniesta; Negredo (Fabregas).
Gjyqtar: Cakir (Turqi)
Kartona te verdhe: Ramos (S), Coentrao (P), Busquets (S), Pepe (P), Joao Pereira (P), Arbeloa (S), Bruno Alves (P), Veloso (P), Xabi Alonso (S).

Europian e Boteror: Spanja, si Gjermania e ‘70, tre here radhazi ne finale
Disa vite me pare rekordi i Gjermanise se viteve ‘70 dukej i veshtire te arrihej. Gjermanet ne ate periudhe te lavdishme te historise se tyre fituan Kampionatin Evropian (1972) e me pas Boterorin (1974). Me pas, ne Evropianin e vitin 1976 Gjermania arriti serish ne finale, por u mund me 11-metersha nga Cekosllovakia.
Nese rekordi i pare i fitimit te dy kompeticioneve radhazi, Evropian dhe Boteror, u arrit ne vitin 2010 nga Spanja (edhe Franca fitoi dy kompeticione radhazi, por ne fillim Boterorin ne vitin 1998 e me pas Evropianin ne vitin 2000) ai absolut i tre finaleve radhazi u barazua dje po nga spanjollet.
“Furite e kuqe”, me fitoren e arritur dje me ane te 11-metershave me Portugaline, preken finalen e trete radhazi. Fillimisht Spanja diskutoi titullin kampion Evrope ne vitin 2008 me Gjermanine, duke e fituar ate, dhe dy vjet me vone fitoi finalen e Boterorit me Holanden, 1-0 ne kohen shtese, ku vendosi goli i Andres Iniesta.
Tashme kampionet ne fuqi ne Botes dhe Evropes kane prere bileten per finalen e trete radhazi ne nje kompeticion te rendesishem, ku do te perballen me fituesin e gjysmefinales se sotme Gjermani-Itali.

Sergio Ramos: “Kam kohe qe pres te shenoje nga 11-m”
Mbrojtesi Sergio Ramos, i cili arriti te shenoje penalltine e tij ne ndeshjen gjysmefinale ndaj Portugalise, tha menjehere pas ndeshjes se ishte i vendosur te shenonte, per te lene pas kraheve ate penallti te humbur me Realin e Madridit ne Champions ndaj Bayernit. Ai tha:
“Une deshiroja qe te shenoja pas asaj penalltie te humbur ne Champions. Kjo ka qene dicka qe e kam deshiruar gjate gjithe kesaj kohe. Te godisja e te shenoja.”
Qendermbrojtesi u shpreh entuziast pas kalimit te Spanjes ne finalen e Euro 2012.
“Jam shume i lumtur,” tha ai. “Ju duhet te jeni me nje mendje qe ne e merituam plotesisht. Cmimi i te qenit nje skuader kolektive eshte pikerisht finalja. Jam krenar qe jam spanjoll dhe qe po i sjell sukses sportit tone. Kete ia dedikoj familjes sime.”
Ndersa per kundershtarin ne finale, mes Italise dhe Gjermanise ai tha: “Nuk ka rendesi, le te fitoje me i miri.”

Fabregas i lumtur: “Kerkova vete te godisja 11-m e fundit”
I lumtur pasi shenoje penalltine e peste te Spanjes, Cesc ishte i papermbajtshem per arritjen e finales. “Une luajta mjaft mire, por edhe skuadra ka punuar mjaft. Sa per penalltine, kerkova vete qe te jem i fundit pasi topi nuk me ka lene kurre ne balte.” Perpara se Spanja te kalonte ne finale, Fabregasi kishte thene i sigurt: “Tre finale ne kater vjet, pyes veten nese ndonje skuader tjeter e ka bere kete me pare.”
Pasi kerkoi falje qe nuk qendroi ne fushe per te festuar fitoren, ai falenderoi tifozerine spanjolle per mbeshtetjen.
“Me falni qe nuk qendrova per te festar gjate, por shpresoj qe kete ta bej ne ndeshjen tjeter,” tha ai. Per finalen, Fabregas beson se Spanja do te perballet me Gjermanine.

Del Bosque i kenaqur: “Skuadra ishte e mrekullueshme ne mbrojtje”
Vincente del Bosque u shpreh me se i kenaqur pas fitores se skuadres se tij, e cila siguroi bileten e trete per ne finale brenda 4 vjetesh.
“Lojtaret tane u treguan fantastike. Ata luajten ne novele te larta edhe gjate shteses. Per mua, ne e kontrolluam mjaft mire lojen. Ishte pak e ngadalte, por ne jemi mjaft te lumtur,” tha ai.
Per raundin e penalltive Del Bosque shtoi: “Ne vendosem qe ne listen e penalltive te ishin lojtaret qe kishin me shume besim te vetja. Cesc Fabregas me kerkoi qe te gjuante penalltine e peste. Une insistova qe ai te gjuante te dyten, por ai nguli kembe me shume duke me siguruar qe do te shenonte dhe keshtu beri.”
Tekniku spanjoll foli edhe per penalltine e Sergio Ramosit: “Ai pati fituar mjaft besim. Pavaresisht se portieri u hodh ne ate krah, ai arriti te shenoje duke goditur mjaft mire.”
Del Bosque me pas pergezoi te gjithe lojen e repartit te mbrojtjes: “Skuadra ishte e mrekullueshme ne mbrojtje. Jordi Alba dhe Alvaro Arbeloa bene gjithcka mire. Gjithashtu edhe Jesus Navas meriton falenderimet e mia. Tani ne duhet te pushojme pak dhe me pas te pergatitemi per finalen,” perfundoi Del Bosque, duke mos e shprehur preferencen e tij se cilin kundershtar do te deshironte ne finale.

Kapiteni Casillas: “Spanja po ben Histori”
Iker Casillas tha pas ndeshjes qe “Spanja po ben histori”. Casillas i lumtur vazhdoi:
“E kam thene edhe perpara ndeshjes me Francen, qe ne do te bejme histori. Kush ka patur kohe te mendonte per ne para disa vitesh.”
Casillas gjate raundit te penalltive dukej se ishte lojtari me i qete mes dy skuadrave, por ai shtoi se perbrenda kishte nje tension mjaft te larte duke u munduar ta fshehe me sukses.
“Une e kam thene gjithmone qe penalltite jane thjesht nje lotari. Ne kemi specialiste ne ekzekutimin e tyre, por kjo nuk mjaftoi qe ta nisnim mbare. Une isha me fat qe arrita te prese nje penallti. Te gjithe ishim me fat.”
Portieri spanjoll u habit se tepermi kur pa qe Cristiano Ronaldo nuk u afrua te godase nje penallti si te gjithe te tjeret dhe shtoi:
“Edhe Portugalia ka specialiste ne ekzekutimin e penalltive. Cristiano Ronaldo godet mjaft mire dhe gjithmone arrin te shenoje. Une u habita qe ai nuk u afrua te godase, ndoshta ka qene nje zgjedhje e trajnerit, por nuk di te them me siguri.”
Per ndeshjen kapiteni spanjoll tha: “Ne kemi qene mjaft te lodhur. Por ky nuk eshte nje justifikim. Tani kemi kohe te pushojme dhe te perballemi me kundershtarin e radhes ne finale, cilido qofte ai,” perfundoi Casillas.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *