Home / Sport / Spanja me sulmues kunder Irlandes, Italia kerkon fitoren ndaj kryesuesve

Spanja me sulmues kunder Irlandes, Italia kerkon fitoren ndaj kryesuesve

Pas barazimit me Italine duket se kampionet kete here do te kene nje sulmues te mirefillte ne formacionin e pare, nderkohe qe te kaltrit duhet te fitojne kunder Kroacise per te mos komplikuar situaten

Vicente del Bosque ka marre shume kritika qe nuk ka aktivizuar nje sulmues te mirefillte ne ndeshjen e pare kunder Italise, duke e lene Spanjen pa nje pike referimi ne fazat ofensive. Pritet qe me shume mundesi spanjollet te luajne me nje sulmues qendror natyral kunder Irlandes, ku Fernando Torres eshte ne avantazh ndaj Alvaro Negredo dhe Fernando Llorente, pavaresisht se ka humbur dy raste per te shenuar kunder axurreve. Cesc Fabregas do t’i beje vend Torresit ne formacion, pasi 25 vjecari pritet qe te mos e kete te mire formen fizike per shkak se u fut me demtim ne kete turne. Sergio Ramos dhe Gerard Pique do te vazhdojne te jene dyshja e qendres se mbrojtjes ne mungese te Carles Puyol, i cili mungoi ne kete turne per shkak te nje operacioni ne gju. Irlanda gjithashtu ka disa shqetesime demtimesh per kete ndeshje. Richard Bunne u demtua ne ndeshjen kunder Kroacise, por serish pritet te luaje ne qender te mbrojtjes se bashku me St.Ledger. Shay Given dhe Darron Gibson gjithashtu kane munguar ne stervitjen e fundit, por Giovanni Trapattoni ka thene se do te jene gati per te luajtur. Shane Long eshte gjithashtu ne dyshim, por mund te luaje.
Takimi i fundit me Spanjes dhe Irlandes ka qene ne Kupen e Botes 2002. Ndeshja ne kohe te rregullt perfundoi 1-1, por Spanja u kualifikua per ne cerekfinale pasi fitoi 3-2 ne gjuajtjet e penalltive. Spanja barazoi kunder Italise ne ndeshjen e pare dhe frenoi ne 14 numrin e fitoreve radhazi, ku humbja e fundit ishte kunder Zvicres ne ndeshjen e pare te Kupes se Botes 2010. Skuadra e Vicente del Bosque ka bere 672 pasime te sakta ne ndeshjen e pare, kurse Italia vetem 341. Irlanda luan per here te pare ne finalet e nje Kampionati Europian qe kur beri debutimin ne vitin Gjermani 1988. Me humbjen kunder Kroacise, Irlanda i dha fund ecurise me 14 ndeshje radhazi pa humbje.

Italia kerkon fitoren ndaj kroateve
Trajneri i Italise, Cesare Prandelli pritet t’i besoje serish skemes 3-5-2, me te cilen ka arritur te frenoje ne barazim 1-1 Spanjen ne ndeshjen e pare. Ish trajneri i Fiorentines ka dy vendime te rendesishme ne dileme. E para eshte nese do te luaje serish me Daniele De Rossin ne qender te mbrojtjes, apo nese do ta ktheje mesfushorin ne pozicionin e tij natyral dhe do te fuse ne mbrojtje Angelo Ogbonna. Dilema tjeter eshte per sulmin, ku te fuse Mario Balotellin, apo Antonio Di Natale. Balotelli dukej i ndrydhur ne mundesine e arte qe iu dha ne ndeshjen e pare kunder Spanjes, kurse veterani i Udineses ka ardhur nga pankina per te zevendesuar te riun dhe shenoi gol qe ne topin e pare qe iu dha. Megjithate, Di Natale eshte 34 vjec dhe mund te mos kete 90 minuta ne kembet e tij. Nga ana tjeter Kroacia eshte ne krye te grupit pas fitores 3-1 kunder Irlandes, ku pavaresisht mungesave te lojtareve te rendesishem si mbrojtesi Dejan Lovren dhe sulmuesi Ivica Olic, Kroacia nuk humbi shume kohe per te fituar ndaj Irlandes. Luka Modric do te jete serish organizatori i lojes se Kroacise.
Balotelli, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Christian Maggio do te mungojne ne ndeshjen e fundit te grupit per Italine nese ndeshkohen sot me karton te verdhe. Niko Kranjcar dhe Modric jane te rrezikuarit e Kroacise. Mesfushori i Juventusit, Emanuele Giaccherini ka bere debutimin e tij me Italine ne ndeshjen e pare kunder spanjes, kurse Di Natale eshte bere lojtari i katert me i vjeter qe shenon ne finalet e nje Europiani, por me pas zbriti ne vendin e peste kur shenoi Andriy Shevchenko per Ukrainen. Kroacia nuk ka humbur asnje ndeshje kunder Italise qe kur ka fituar pavaresine ne vitin 1991, duke marre tre fitore dhe dy barazime. Stipe Pletikosa dhe Gianluigi Buffon ishin portieret titullar kur Kroacia mposhti Italine 2-1 ne Kupen e Botes 2002.

Formacionet e mundshme:
Spanje (4-2-3-1):
Casillas; Arbeloa, Ramos, Pique, Alba; Busquets, Xabi Alonso; Silva, Xavi, Iniesta; Torres.
Irlande (4-4-2): Given; O’Shea, Dunne, St Ledger, Ward; Duff, Andrews, Whelan, McGeady; Keane, Long.

Formacionet e mundshme:
Itali (3-5-2):
Buffon; Bonucci, De Rossi, Chiellini; Maggio, T. Motta, Pirlo, Marchisio, Giaccherini; Balotelli, Cassano.
Kroaci (4-4-2): Pletikosa; Srna, Corluka, Schildenfeld, Strinic; Rakitic, Vukojevic, Modric, Perisic; Jelavic, Mandzukic.

Kapiteni i Irlandes, Keane shpreson te kualifikohet ne cerekfinale
Kapiteni i Republikes se Irlandes, Robbie, Keane, shpreson se skuadra e tij ka shanse ta mposhte Spanjen dhe te kualifikohet ne fazen eliminatore. 31-vjecari ishte i zhgenjyer me paraqitjen ne disfaten 3-1 ndaj Kroacise ne ndeshjen e pare te grupit, por shpreson se ata mund te nxjerrin rezultate ndaj Spanjes dhe Italise. “Sigurisht ne besojme se mund te nxjerrim rezultat. Ne nuk duhet te ishim ketu nese nuk do te besonim. Ne besojme se mund te shkojme ne cdo ndeshje dhe ta fitojme. Shikoni, ne e dime se do te jete nje detyre e veshtire. Ata kane njerin prej ekipeve me te mira ne bote, por nuk ka arsye pse ne nuk mund te luajme kuder tyre dhe te nxjerrim dicka nga ndeshja”, ka thene Keane.

Del Bosque i vendosur: Spanja pa ndryshime ndaj Irlandes
Spanja nuk do te ndryshoje formacion ne ndeshjen e dyte ne grup ndaj Irlandes, pavaresisht presionit jashtem ne drejtim te Visente Del Bosques per shkak te mosaktivizimit ndaj Italise te nje sulmuesi te mirefillte. Trajneri spanjoll ben kokefortin, madje mbron zgjedhjet e tij duke argumentuar me faktin qe Fabregas e kreu detyren si sulmues, duke shenuar. “Secili eshte I lire te thote ato qe mendon. Ndal Italise zhvilluam nje ndeshje te mire, por nuk patem shume fat ne zonen kundershtare, keshtu qe i mbetemi besnik futbollit tone ideal. A do te ndryshoj me Irlanden? Kemi zgjidhje te ndryshme, por mendoj se do te luaje I njejti formacion qe u perball me Italine.” Ne kete menyre Del Bosque nuk tregohet aspak elastik, por u pergjigjet ne menyre te drejtperdrejte Luis Aragones dhe Jose Mourinhos, qe e kritikuan pas ndeshjes se pare. “Kam bere zgjedhjet e duhura dhe nese do ta riluanim ndeshjen me Italine, do te hidhja ne fushe te njejtin formacion. Fabregas ka treguar nivel te larte gjate ne stervitje. Per fat te keq, edhe atehere kur nuk ekzistojne, kerkohet anet negative. Ne futboll te gjithe besojne se kane te drejte, por vendimet i marrim ne, trajneret.” Spanja duket se do te perballet me Irlanden me te njejtin formacion titullar, gjithsesi Del Bosque shtoi se ka ende kohe per te marre vendimin perfundimtar. Sipas tij, kampioneve ne fuqi te Botes dhe Europes u ka munguar vetem goli, pasi rastet jane krijuar.

David Silva: “I kenaqur me debutimin”
David Silva ka theksuar se ndeshja e radhes e Spanjes ndaj Irlandes do te jete e veshtire sepse irlandezet luajne shume mire ne kundersulm. “Kane shume lojtare qe luajne ne kampionatin anglez dhe lojen e kundersulmit e zoterojne mire”, deklaroi mesfushori i Manchester City, i cituar nga mediat spanjolle. Ne lidhje me barazimin ndaj Italise ne ndeshjen e pare te grupit C, futbollisti i ekipit kampion Europe ne fuqi deklaroi: “Ishte nje ndeshje e mire sepse e rendesishme ne ndeshjen e pare eshte mos te humbesh. Tani do te tentojme te fitojme dy ndeshjet qe na kane mbetur ne grup. Fatin e kemi ne duart tona.” Duke folur per modulin pa sulmues qe Del Bosque hodhi ne fushe ndaj axurreve, Silva theksoi: “Une jam mesuar te luaj me 1 ose 2 sulmues para sepse me pelqen te jap pasimet per gol. Nuk jam sulmues i mirefillte edhe pse kohet e fundit kam bere gola.” Ndeshja Spanje-Irlande do te luhet te enjten ne oren 20.45.

Objektivi i Italise, Prandelli: Me Kroacine duhet te luajme ne!
Trajneri i perfaqesueses italiane, Cesare Prandelli, eshte i qarte ne mendjen e tij se per te mundur Kroacine, duhet qe te kaltrit te imponojne lojen dhe jo te rrine ne pritje sic ndodhi ne sfiden e pare ne grup perballe Spanjes. “Kroacia eshte nje skuader e veshtire, qe kerkon te gjeje thellesine dhe qe mund te ndryshoje lehtesisht modul ne vazhdimesi te ndeshjes, qe do te thote shume per cilesine e tyre. Jane lojtare qe njohin njeri-tjetrin shume mire. Kroacia ka intensitet loje, jane te veshtire per t’u kaluar fizikisht dhe jane shume te organizuar”, ishte komenti i tij rreth kundershtarit. “Jemi te ndergjegjshem per veshtiresite qe kemi perballe, por kemi provuar situata te ndryshme me ndergjegjesimin e duhur. Do te kerkojme te bejme ne lojen dhe te fitojme ne kete sfide”, nuk ka fshehur objektivin e tij trajneri italian. “Nuk dua t’i jap avantazhe askujt, por mendoj mundesine e ndryshimit te vetem nje elementi ne skuader ne krahasim me ndeshjen kunder Spanjes”, vijoi ai.

Gazetari: “Lojtare gay ne kombetaren italiane”
Gazetari italian, Alessando Cecchi Paone, i njohur per prirjet e tij seksuale, ka rrefyer ne nje emision radiofonik ne Itali se ne kombetaren italiane ka homoseksuale, madje ai kishte patur raporte intime me njerin prej tyre. “Kam patur nje marredhenie me nje lojtar te kesaj kombetareje dhe ai me ka thene se ka edhe te tjere ndaj e di qe jane edhe dy te tjere”, deklaroi gazetari. Me tej ai hedh drite duke shtuar se trajneri Prandelli e di se cilet prej lojtareve te tij jane homoseksuale, duke leshuar me pas tre emra, qe sipas tij jane lojtaret “metroseksuale” ne kombetaren axurre, Giovinco, Montolivo dhe Abate. Gazetari i njohur ka kritikuar me pas Cassano-n per qendrimin e tij kunder dhe “e ka ftuar ate per dreke per t’i sqaruar se nuk ka asgje te keqe te kesh shoke skuadre persona gay. Debati mbi lojtaret homoseksuale ne kombetaren italiane u hap pas nje deklarate te sulmuesit italian, Cassano i cili pyetjes se nje gazetari nese ka ne mes te axurreve futbolliste homoseksual, iu pergjigj: Shpresoj qe jo!

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *