Home / Sport / “Spanjë-Portugali do të jetë si Barcelona-Real”

“Spanjë-Portugali do të jetë si Barcelona-Real”

Ylli i Barcelonës e krahason stilin e lojës së luzitanëve me atë të kundërsulmit me të cilën luan Reali i Madridit, ndërsa Spanja është si Barcelona me yjet Pike, Ksavi, Iniesta, Buskets dhe vetë Cesk.

Çesk Fabregas e ka quajtur gjysmëfinalen e Spanjës me komshinjtë e tyre iberikë, Portugalinë, si “El Clacico”-n e Europianit. Ylli i Barcelonës e krahason stilin e lojës së luzitanëve me atë të kundërsulmit me të cilën luan Reali i Madridit, ndërsa Spanja është si Barcelona me yjet Pike, Ksavi, Iniesta, Buskets dhe vetë Cesk. Ndërkohë që Reali përfaqësohet nga Kasijas, Arbeloa, Albiol dhe Ksabi Alonso. “Portugalia është një prej ekipeve më të forta të turneut. Ata mbrohen mirë dhe janë vrastarë në kundërsulm. Janë pak a shumë si skuadra e Realit të Madridit dhe për t’i mundur duhet të jemi në ditën tonë më të mirë. Ky duel mund të krahasohet me Real-Barcelona sa i përket stilit të lojës”, – u shpreh sulmuesi 25-vjeçar gjatë konferencës së djeshme për shtyp. Kampionët në fuqi eliminuan Francën në çerekfinale, duke i dhënë fund 28 viteve pa fituar kundër “gjelave”. Ish-kapiteni i Arsenalit është përdorur nga trajneri Visente del Boske si një numër “9” i fshehur në ndeshjet e fundit, por ai refuzon të krahasohet me shokun e klubit, Lionel Mesi: “Unë nuk e kam krahasuar kurrë veten me Leo Mesin. Kjo është absurde. Unë luaj atje ku trajneri më kërkon ta bëj, dhe nuk ndihem mirë edhe pse po më krahasoni me lojtarin më të mirë në historinë e futbollit”, – Nëse Spanja kalon luzitanët, atëherë “Furitë e kuqe” në Kiev do të presin një mes Gjermanisë apo Italisë. Lojtarin katalanas e kanë befasuar të dyja skuadrat dhe parashikon një përballje epike që do të nxirrte fituese Gjermaninë: “Italia ka një skuadër shumë të fortë, siç e pamë me Anglinë. Por, Gjermania është një skuadër që nuk i mungon asgjë. Do të jetë një ndeshje e luftuar, por pres Gjermaninë që të kalojë”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *