Home / Lajme / Maqedoni / Sporti afron fëmijët e etniteteve të ndryshme në Tetovë

Sporti afron fëmijët e etniteteve të ndryshme në Tetovë

8 qershor-
“Sporti është diçka që fëmijët e përjetojnë, mësojnë njëri për tjetrin si të dakordohen mes tyre, edhe përkundër përkatësive të tyre të ndryshme etnike. Shpresoj se këtë përvojë që kanë marrë ata duke vizituar kishat dhe xhamitë do ti përcjellin tek familjet dhe miqt e tyre”, deklaroi ambasadori amerikan.

Në Tetovë sot u prezantua projekti “Sporti si faktor për tolerancë, bashkësi dhe respektim”, ku morën pjesë presidenti Gjorgje Ivanov, ambasadori amerikan Pol Volers si dhe kryetari i Tetovës, Sadi Bexheti.

Në kuadër të këtij projekti marrin pjesë fëmijë nga gjashtë komunat e vendit: Tetovë, Prilep, Vrapçishtë, Shutkë, Nagoriçan i vjetër dhe komuna Qendër e Shkupit.

Manifestimi filloi pranë Xhamisë së Larme në Tetovë, ku pjesëmarrësit dhe mysafirët u informuan lidhur me historikun e kësaj xhamie, më pas vijoi parakalimi nëpër bulevardin e Tetovës deri tek sheshi kryesor, ku u luajt një ndeshje futbolli midis fëmijëve.

“Filluam sot me Xhaminë e Larme si një tempull në Tetovë dhe ku fëmijët u njohën më shumë për islamin. Ne në Shkupi vizituam Kishën ortodokse ku fëmijët u informuan për krishterimin. Ashtu fëmijët po njihen se Maqedonia jo vetëm që është multietnike, ajo është edhe vend multifetar dhe multigjuhësor. Përmes sportit gjegjësisht respektimit të rregullave që janë në sport, ashtu edhe jeta është një garanci për sukses”, deklaroi Ivanov, duke shtuar se fëmijët në këtë mënyrë po njihen mes tyre.

Ambasadori Volers deklaroi se është kënaqësi e madhe kur sheh fëmijët si marrin pjesë bashkërisht në aktivitete sportive.

“Sporti është diçka që fëmijët e përjetojnë, mësojnë njëri për tjetrin si të dakordohen mes tyre, edhe përkundër përkatësive të tyre të ndryshme etnike. Shpresoj se këtë përvojë që kanë marrë ata duke vizituar kishat dhe xhamitë do ti përcjellin tek familjet dhe miqt e tyre”, deklaroi ambasadori amerikan.

Kryetari i Tetovës, Sadi Bexheti tha se me këtë aktivitet jepet një porosi e qartë se Maqedonia është shtet që duhet të respektojë të gjitha komunitetet, sidomos pas ngjarjeve të fundit problematike. “Ne si shqiptarë nga Tetova dhe unë si kryetar i komunës po kontribojmë për bashkëjetesën dhe duam që fëmijët sot të përjetojnë çaste të lumtura”, theksoi Bexheti.

Në kuadër të këtij aktiviteti, mysafirët kanë vizituar edhe lokacione të tjera dhe janë takuar me qytetarët

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *