Home / Lajme / Maqedoni / Starton festivali i njëmbëdhjetë folklorit të përpunuar “Burimet e Sharrit” 2012

Starton festivali i njëmbëdhjetë folklorit të përpunuar “Burimet e Sharrit” 2012

1 qershor-Me 2 qershor të këtij viti, sheshi i qytetit të Tetovës, “Iliria”, do të jet arena ku do të krijohet një atmosferë festive, sepse aty do të zhvillohet edicioni i ll-të i festivalit të këngëve dhe valleve të stilizuara “Burimet e sharrit” 2012, i cili kët vit i dedikohet 100 Vjetorit të shpalljes së pamvarësisë së shtetit shqiptar,

Me 2 qershor të këtij viti, sheshi i qytetit të Tetovës, “Iliria”, do të jet arena ku do të krijohet një atmosferë festive, sepse aty do të zhvillohet edicioni i ll-të i festivalit të këngëve dhe valleve të stilizuara “Burimet e sharrit” 2012, i cili kët vit i dedikohet 100 Vjetorit të shpalljes së pamvarësisë së shtetit shqiptar, ku pritet që grupet e zgjedhura artistike në repertoarin e tyre të shpalosin origjinalitetin, pasurinë dhe bukurinë e valles së stilizuar popullore, si një nga më të veçantat nga gjithë trojet shqiptare.
Artistët e ansambleve muzikore “Burimet e sharrit” nga Tetova, SHKA “Drita” e Sarajt, SHKA “Jehona” – nga Koroshishta, Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqa” nga Shkupi, Ansambli folklorik “Shotë Galica” e Drenasit, ansambli “Gryka e Kaçanikut” nga Kaçaniku, Ansambli i këngëve dhe valleve “Karshiaka” nga Shkupi, SHKA “Jahi Asani” nga Çegrani, dhe Ansambli “Valët e Liqenit “ nga Larodishta, do të performojnë në evenimentin e njëmbëdhjetë dhe tradicional të folklorit të përpunuar “Burimet e sharrit” 2012, që është një prej ngjarjeve më kryesore të kulturës shqiptare që organizohet nga Shoqata kulturore “Burimet e sharrit” nga Tetova.
Kryetari i festivalit z. Zilfi Aliu, shprehet se; “kët festival ndryshe nga të tjerët, kan vendosur ta mbajnë në qendër të Tetovës, për t’iu dhanë mundësi të gjithë qytetarëve të interesuar, lirshëm ta ndjekin kët eviniment. Kësaj rradhe, (thot ai), në bazë të rekomandimeve të specialistëve për kulturë dhe art, festivali do të jet i karakteitr garues, ku nga ana e Këshillit për organizim të festivalit, janë propozuar edhe çmimet siç janë: Çmimi special “Burimet e sharrit”, çmimi “Koreografia më e mirë”, çmimi ”Margaritar i kulturës popullore”, çmimi ”Ansambli më i kompletuar”, çmimi “100 vjet shtet shqiptar”, çmimi “Mehmet pashë Deralla”, dhe çmimi “Menada – valltare Ilire”, çmimi ”Valle më e mirë” si dhe “çmimi i publikut”.
Organizimi i festivalit i cili edhe kësaj rradhe përkrahet nga Kuvendi komunal i Tetovës dhe Ministrisë së kulturës së Republikës, bëhet me qëllim të kultivimit dhe afirmimit të vlerave të mirëfillta shpirtërore dhe materiale të shqiptarëve si dhe stimulimi i gjeneratave të reja, për gjurmim, kultivim dhe prezantim të denjë të vlerave të stilizuara, në afirmimin e krijimtarisë popullore nëpërmjet brezit të rinj, të cilët do ta trashëgojnë të kaluarën tonë historike duke ua lanë ëmanet breznive të ardhshme si pasuri më të madhe shpirtërore, por njëkohësisht edhe të pasurohet jeta kulturore në viset prej nga vijnë grupet artistike.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *