Home / Lajme / Botë / Tajfuni Guçol arriti deri në Japoni

Tajfuni Guçol arriti deri në Japoni

19 qershor-Ky është tajfuni i parë, i cili këtë vit e goditi Japoninë, ndërsa për shkak të tij sot janë anuluar 400 fluturime vendore prej dhe deri në aeroportin ndërkombëtar Kansaj, pranë Osakas, në aeroportet e Tokios, Narita dhe Haneda ende punojnë normalisht.

Tjafuni Guçol, i cili prej në mëngjes me një shpejtësi të madhe lëviz drejt Japonisë, tashmë arriti deri në arkiplegun, por nuk i plotësoi parashikimet e Agjencisë qendrore meterologjike dhe e shmangi ishullin jugor Kjushi dhe e goditi ishullin Honshu.

Për momentin Gusholli lëviz me një shpejtësi prej rreth 50 kilometrave në një orë përmes territorit të provincës Vakajama në drejtim të rrethinës së Tokios. Tajfuni është shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm.

Ky është tajfuni i parë, i cili këtë vit e goditi Japoninë, ndërsa për shkak të tij sot janë anuluar 400 fluturime vendore prej dhe deri në aeroportin ndërkombëtar Kansaj, pranë Osakas, në aeroportet e Tokios, Narita dhe Haneda ende punojnë normalisht.

Ferbiotët për udhëtarë nuk qarkullojnë, ndërsa autoritetet u rekomanduan japonezëve të mos dalin në oqean me jahte private apo me motoskafë.

Rreth 90 trena ushtarësh gjithashtu nuk qarkullojnë.Rreth 40 mijë banorë të rajoneve jugperëndimore të Japonisë u detyruan të përgatiten për evakuim për shkak të afrimit të tajfunit të fuqishëm Guçol, i cili pritet sonte sipas kohës lokale ta godasë ishullin jugor Kjushu.

Për shkak të tajfunit, i cili afrohet me shpejtësi prej 50 kilometra në orë janë anuluar mbi 200 fluturime vendore. Është ndaluar lëvizja e febriotëve me pasagjerë, ndërsa autoritetet ftojnë pronarët e jahteve private dhe motoskafëve të mos dalin në det të hapur. Është ndaluar edhe lëvizja e 90 trenave të udhëtarëve.

Autoritetet paralajmërojnë për rrezikun nga rrëshqitja e tokës dhe përmbytjet të shkaktuara nga dalja e lumejve dhe i ftojnë banorët të mos dalin nga shtëpitë e tyre dhe të mos punojnë në sipërfaqe të hapur.

Tajfuni Guçol veçmë solli shira të rrëmbyeshëm, të cilat e përfshinë një pjesë të vendit, nga pjesa jugore në rrethinë të Tokios. Pas ishullit Kjushu, Guçol, pritet të kalojë nëpër pjesën qendrore të ishullit më të madh Hoshu

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *