Home / Lajme / Rajon / Teatri i Mitrovicës performon në Tiranë dhe Shkodër me dramën ‘Na të birtë e shekullit të ri’

Teatri i Mitrovicës performon në Tiranë dhe Shkodër me dramën ‘Na të birtë e shekullit të ri’

Mitrovicë, 19 qershor 2012-Menaxherja e këtyre aktiviteteve, Marigona Bekteshi, u shpreh mjaft e kënaqur me pritjen nga publiku i këtyre dy qyteteve shqiptare. “Pas shfaqjes në Tiranë kemi marrë ftesën për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të teatrove që mbahet në tetor në kryeqendrën shqiptare”, ka thënë Bekteshi.

Teatri profesionist i Mitrovicës ka bërë një prezantim para publikut tiranas dhe atij shkodran gjatë uikendit të fundit me shfaqjen “Na të birtë e shekullit të ri”. Drama e Ridvan Dibrës, bazuar mbi motivet e Migjenit, trajton problemet e jetës së përditshme, ambicien, egoizmin e tepruar, hipokrizinë dhe tendencën e tjetërsimit.

Shfaqja me regji të Ben Apollonit trajton temën e një çifti në krizë marrëdhëniesh dhe identiteti me një plak të sëmurë mes tyre.Drama është shfaqur premierë vitin që shkoi në Teatrin e Mitrovicës.

Menaxherja e këtyre aktiviteteve, Marigona Bekteshi, u shpreh mjaft e kënaqur me pritjen nga publiku i këtyre dy qyteteve shqiptare. “Pas shfaqjes në Tiranë kemi marrë ftesën për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të teatrove që mbahet në tetor në kryeqendrën shqiptare”, ka thënë Bekteshi.

I kënaqur me prezantimin dhe shfaqjen u shpreh edhe regjisori Ben Apolloni. Udhëtimin në Tiranë e Shkodër ai e ka cilësuar si mundësi të mirë që të ofrojë teatrin kosovar me publikun në Shqipëri.

Ndërsa aktori Mirsad Ferati, njëherësh edhe drejtor i Teatrit të Mitrovicës, momentet në Shqipëri i ka klasifikuar si të paharrueshme.

“Përballja me publikun tiranas dhe atë shkodran, në ato teatro ku kanë defiluar emrat më të mëdhenj të skenës shqiptare, ka qenë një emocion i veçantë”, ka thënë ai.

Përceç Feratit, në shfaqje rolet i portretizojnë edhe aktorët Leonora Hasani dhe Burim Brahimi.

Teatri profesionist i Mitrovicës është teatri i dytë, pas Teatrit Kombëtar të Kosovës, që prezantohet në Teatrin Kombëtar në Tiranë.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *