Home / Lajme / Maqedoni / Temperatura afrikane në Maqedoni

Temperatura afrikane në Maqedoni

20 qershor-Nesër herët në mëngjes në orën 1 e 9 minuta sipas kalendarit fillon vera. Në të njëjtën kohë për banorët e hemisferës jugore fillon dimri. Në fillim të verës, dita është më e gjatë, ndërsa nata më e shkurtër. Dielli në Shkup do të lind në orën 4 e 58 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 20 e 12 minuta. Dita do të zgjasë 15 orë e 14 minuta, ndërsa nata vetëm 8 orë e 46 minuta.

Maqedonia gjatë kësaj jave është nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë dhe të thatë nga Afrika Veriore, që kushtëzon mot me diell dhe shumë të ngrohtë. Gjatë ditëve në vijim do të ketë edhe indeks UV të lartë me vlerë 9.
Rënie e vogël e temperaturave pritet të shtunën nga fundi i ditës, të dielën dhe të hënën kur do të ketë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe vetëtima. Temperatura do të sillet prej 29 deri në 37 gradë Celsius.
Nesër herët në mëngjes në orën 1 e 9 minuta sipas kalendarit fillon vera. Në të njëjtën kohë për banorët e hemisferës jugore fillon dimri. Në fillim të verës, dita është më e gjatë, ndërsa nata më e shkurtër. Dielli në Shkup do të lind në orën 4 e 58 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 20 e 12 minuta. Dita do të zgjasë 15 orë e 14 minuta, ndërsa nata vetëm 8 orë e 46 minuta.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *