Home / Lajme / Maqedoni / Temperaturat e larta të rrezikshme për trafikun, shoferët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat, rekomandojnë ekspertët

Temperaturat e larta të rrezikshme për trafikun, shoferët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat, rekomandojnë ekspertët

20 qershor-Sipas analizës të bërë vitin e kaluar të gjithsej 1.450 të anketuar prej të cilëve 44 për qind gra, personat të cilët drejtojnë automjete pothuajse aspak nuk kanë njohuri për dhënie të ndihmës së parë ose çfarëdo lloj parandalimi gjatë pasojave enevtuale shëndetësore nga temperaturat e larta.

Shoferët maksimalisht t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në trafik, të kenë kujdes në sinjalizimin dhe ta aftësojnë shpejtësinë në rrugë, ndërsa motoçiklistët në mënyrë të obligueshme ta majnë pajisjen e nevojshme mbrojtëse. Këto rekomandime të përgjithshme, thonë ekspertët, duhet posaçërisht të merren parasysh në periudhën verore kur, sipas statistikës, është më i madh numri i aksidenteve në trafik.

“Republika e Maqedonisë numër më të madh të aksidenteve në trafik me pasoja të rënda shënon në muajt korrik dhe gusht, në periudhën prej orës 11 deri në 17 kur temperaturat e ajrit janë më të larta”, tregon hulumtimi “Ndikimi i temperaturave të larta në periudhën verore mbi sigurinë e trafikut të rrugëve” që u prezantua sot në Këshillin republikan për siguri të trafikut të rrugëve (KRSTRR).

Më të rrezikshme juanë pritjet e gjata në semaforat, në pagesat rrugore dhe vendkalimet kufitare.

“Secili mund të jetë shkaktar ose viktikë e aksidentit. Prej këtu, është e rëndësishme sjellja e të gjithë pjesëmarrësve në trafik. Ata në mënyrë të barabartë mund të kontribuojnë për aksidente potenciale. Për këtë arsye, nuk duhet të improvizojnë, duhet të sillen me përgjegjësi, ta respektojnë sinjalizimin, ta aftësojnë shpejtësinë në rrugë, nëse ndjejnë lodhje, të ndalen”, thaministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska.

Politika ndëshkuese dhe kontrollet e përforcuara, shtoi, kanë ndikim ndaj zvogëlimit të numrit të aksidenteve. Megjithatë, kyçe është kultura e vozitjes.

Sipas analizës të bërë vitin e kaluar të gjithsej 1.450 të anketuar prej të cilëve 44 për qind gra, personat të cilët drejtojnë automjete pothuajse aspak nuk kanë njohuri për dhënie të ndihmës së parë ose çfarëdo lloj parandalimi gjatë pasojave enevtuale shëndetësore nga temperaturat e larta.

Për tejkalimin e situatës së këtillë, siç u tha në konferencën e sotme për shtyp, KRSTRR dhe Kryqi i kuq i Maqedonisë nënshkruan Memorandum për bashkëpunim që praktikisht do të thotë realizim i aktiviteteve konkrete në drejtim të informimit edhe më të madh dhe riedukim të popullatës rreth pasojave nga temperaturat e larta për shëndetin. Përveç përmes mediave dhe organizimit të ligjëratave të ndryshme arsimore, përgatitet edhe afishe në të cilën mund të lexohet për rraskapitjen, goditjen e nxehtë, simptomat, si ato të njihen dhe çka të ndërmerret.

Për këshilla falas për mbrojtje dhe valët e nxehta, shoferët mund të drejtohen edhe në linjën e hapur telefonik 02 32 21 902

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *