Home / Sport / Teteksi dhe Horizonti mbeten në Ligën e Parë

Teteksi dhe Horizonti mbeten në Ligën e Parë

Teteksi dhe Horizont Turnova kanë siguruar mbijetesën në Ligën e Parë, pasi që në ndeshjet e balotazhit ishin më të suksesshëm se Skopje gjegjësisht Euromilku.

Skuadra e Teteksit ka ruajtur statusin në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, pasi të shtunën në Manastir në ndeshjen e balotazhit mundën Skopjen me rezultat 5:4 pas egzekutimit të penaltive, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë e ndeshjes u mbyll pa gola të shënuar. Në egzekutimin e penaltive, portieri i Teteksit, Jorde Georgievski arriti të ndalë goditjen e Jasharovskit, deri sa tetovarët kishin efekt të 100% në pesë goditjet nga pika e bardhë, duke siguruar kështu pjesëmarje në elitën e futbollit edhe për një vit tjetër. Ndryshe Teteksi ishte kundërshtar më i mirë gjatë gjithë takimit. Skopje kishte rast të mirë përmes Bozhikovit që goditi traversën, mirëpo futbollistët e ekipit tetovar kishin më shumë nga loja, krijuan disa mundësi, mirëpo pa mundur të mposhtin portierin e Skopjes, Markovskin. Pasi 90-të minutat u mbyllën 0:0, në kohën shtesë Teteksi për pak sa nuk avansoi në minutën e 109 pas goditjes së Milan Ristovskit, mirëpo Markovski me mbrojtje spektakulare mbajti skuadrën e tij në jetë, duke e cuar ndeshjen drejt penaltive, ku do të vendosej fati i skuadrave. Megjithatë, si që thamë më lart, në egzekutimin e penaltive Georgievski ndali një penalti dhe Teteksit i siguroi mbijetesën në Ligën e Parë. Të njëtën gjë arrti të bëjë edhe skuadra tjetër elitare Horizont Turnova, e cila arriti që të konfirmojë qëndrimin në Ligën e Parë. Në ndeshjen e balotazhit të zhvilluar të dielën në Prilep, Horizonti mundi 1:0 Euromilkun. Skuadra e Ligës së Dytë, Euromilku pretendonte të suksesin më të madh në historikun e saj, për të hyrë në elitën e futbollit vendor, mirëpo edhe përkundër dominimit dhe lojës më të mirë në teren, një euro-gol i Milushevit në minutën e 31 Horizontit i dha Ligën e Parë. Kështu Teteksi dhe Horizonti ruajnë statusin në elitë, ndërsa Skopje dhe Euromilku mbesin në Ligën e Dytë me shpresë se vitin e ardhshëm do të arrijnë të realizojnë ambiciet për ngjitje në Ligën e Parë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *