Home / Lajme / Maqedoni / Tetova më e ndotur se qytetet e Evropës

Tetova më e ndotur se qytetet e Evropës

24 qershor- Ndërkohë që nga Ministria e Ekologjisë thonë se koncetrime të larta të të ashtuquajturit pluhur të suspenduar, mbi 10 mikrometër në Tetovë krahas muajit maj janë matur edhe në muajt tjerë që është jo e zakonshme për këtë periudhë të vititi por qetësojnë se bëhet fjalë vetëm për pluhur ndërtimor dhe jo dicka tjetër alarmante

Urim Hasipi
Vetëm gjatë muajit Maj, ajër më të keq dhe të më të ndotur kanë thithur qytetarët e Tetovës, pasi që prezenca e pluhurit në këtë qytet ka qenë 142 mikrogram në kub, që është katër herë më shumë se normalja në qytetet e Evropës. Edhe pse në qytetin e Tetovës nuk ka fabrika gjigande të industrisë së rëndë dhe afërsia me malin sharr, megjithatë ajri gjatë këtij viti ka prezencë të pluhurit në masë të madhe, që duhet të alarmojë të gjithë. Nëse banorët e qyteteve të Evropës, jetojnë në ambient ku ndotshmëria e ajrit është prej 20 deri në 30 mikrogram për kub, në Shkup kjo masë është 50 mikrogram, kurse në Tetovë mestarja është 90. Këto shifra alaramante i tregojnë sistemet automatike matëse monitoruese të vendosura nga ana e Ministrisë së Ekooligjisë në shumë vende.Sipas të dhënave nga këta aparate automatike monitoruese të prezencës së pluhurit në ajër, gjatë gjithë muajit maj, ndtshmëria ka qenë mbi kufirin e lejuar, rreth 90 mikrogram në kub ka qenë I pranishëm pluhuri në ajër. Koncetrimi më I madh ka qenë më 14 maj kur është matur 142 mikogram pluhur. Për Profesor Mertezan Ismailin, nga Instituti i ambientit dhe shëndetit në UEJL, këto shifra duhet të alarmojnë institucionet përgjegjëse në vend që të bëjnë analiza se nga vijnë ky pluhur dhe kjo ndotje e ajrit.” Në Maqedoni ka 12 stacione të instaluara për matjen e pluhurit në ajrit. Këto aprate i kanë dhënë ato rezultate dhe tash duhet që të bëhen analiza për prejardhjen e këtij pluhuri që nëse tejkalon nivelin sigurisht se është i dëmshëm. Sigurisht se kjo është një gjendje që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Nuk ka analiza të cilët tregojnë se nga është ky pluhur por mund të supozojmë se bëhet fjalë për pluhur të ndërtimtarisë, nga komunikacioni por edhe nga ndonjë ndotës tjetër. Kujdesi i kompanive është shumë I vogël ndaj ambientit dhe kjo është shumë e rrezikshme sepse standardet botërore janë prej 20 deri në 30 mikrogram pluhur në metër kub, kurse këtu kemi katër apo pesë më shumë. Mund të jetë pluhur i thjeshtë por çdo lloj pluhuri është i dmëshëm dhe rreziku është i madh. Është mirë që të ketë më shumë kontroll, sidomos gjatë transportit të materialeve ndërtimore që pluhuri mos ngrihet, mos transportohet, ku hudhet, mënyrat se të hudhet plohur e kështu me radhë. Kujdesi duhet të jetë i gjithanshëm në këtë drejtim”, tha profesori Ismaili. Ndërkohë që nga Ministria e Ekologjisë thonë se koncetrime të larta të të ashtuquajturit pluhur të suspenduar, mbi 10 mikrometër në Tetovë krahas muajit maj janë matur edhe në muajt tjerë që është jo e zakonshme për këtë periudhë të vititi por qetësojnë se bëhet fjalë vetëm për pluhur ndërtimor dhe jo dicka tjetër alarmante.“Shkak për këtë është se në afërsi të stacionit matës në Tetovë që është locuar në afërsi të gjimnazit të Tetovës afër xhamisë së larme, ku në afërsi të kësaj ndërtohet sallë sportive. Këto aktivitete ndërtimore shkaktojnë lëshime të pluhurit që manifestohet me rritje të koncetrimit të mbetjeve të pluhurit. Për shkak të kësaj, të dhënat e mara nga stacioni monitorues nuk e tregojnë pamjen e vërtetë të kualitetit të ajrit në Tetovë. Me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi, Ministria E Ekologjisë ka formuar grup punues me përfaqësues të komunës së Tetovës dhe nga institute hidrometerologjik, që të gjendet vend tjetër për stacionin matës. Në vijim janë duke u shqyrtuar disa lokacione të mundshme nga ana e grupit dhe shpresojmë se shumë shepjt do të bëhet dislokimi I stacionit matës dhe do të zgjidhet ky problem”, thonë nga shërbimi për informim në Ministrinë e Ekologjisë.Nëse koncetrimit i pluhurit të imët e tejkalon 100 mikrogramin për kub metër në ajër në qytetet e Evropës kjo vlerësohet se ai ajër është i dëmshëm për shëndetin dhe rekomandimi është që të mos rihet shumë jashtë. Në Maqedoni rekomandohet të mos qëndrohet jashtë nëse pluhuri ka arritur masën 500 mikrogram për metër kub në ajër. Nga Instituti për Shëndet Publik në Tetovë dhe në Shkup, edhe përkundër insistimeve tona nuk kanë dhënë pronocime në lidhje me ndotshmërinë e ajrit që po ndodh në qytetin e Tetovës me arsyetim se janë në udhëtim zyrtar drejtues të këtij instituti

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *