Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi përjashton mundësinë e bashkëpunimit me VMRO-DPMNE

Thaçi përjashton mundësinë e bashkëpunimit me VMRO-DPMNE

7 qershor-I pyetur për formimin e koalicioneve në bllokun mes partive maqedonase dhe shqiptare, Thaçi tha se për një gjë të tillë nuk mund të mendohet pa zgjidhjen finale të problemeve të shqiptarëve, si dhe ndërtimit të besimit të ndërsjellë.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në një intervistë për të përditshmen në gjuhën maqedonase ‘Utrinski Vesnik’, ka përjashtuar çdo mundësi për bashkëpunim të ardhshëm me strukturën aktuale të VMRO-DPMNE-së duke shprehur bindjen se partner i fundit i kësaj përbërje të VMRO-së do të jetë BDI-ja e Ali Ahmetit. “Unë i kam treguar opinionit se asnjëherë më nuk do të bashkëpunoj me këtë klikë politike në VMRO DPMNE, që nuk do të thotë se asnjëherë më me VMRO DPMNE-në. Mendoj se partneri i fundit i VMRO DPMNE-së, në krye me Nikolla Gruevskin, nga ana e shqiptarëve do të jetë Ali Ahmeti. Do të ishte parimore nga PDSH-ja të flasin me përfaqësuesit legjitim të popullit maqedonas dhe të shihen prioritetet në programe. Ne nuk mund të jemi partnerë e një strukture politike e cila është orientuar anti NATO dhe është në bela me fqinjët. Kuptohet, pozicionet tona tash janë shumë më të afërta me opozitën maqedonase”. I pyetur për formimin e koalicioneve në bllokun mes partive maqedonase dhe shqiptare, Thaçi tha se për një gjë të tillë nuk mund të mendohet pa zgjidhjen finale të problemeve të shqiptarëve, si dhe ndërtimit të besimit të ndërsjellë. Thaçi madje tha se nuk është e vërtetë se nuk ka asgjë nga bashkëpunimi PDSH-LSDM. “Ka, nuk është e vërtetë që nuk ka” Teoretikisht dhe nga mendja e shëndoshë, ne pajtohemi se duhet të zhbllokohet procesi i integrimit, se ajo është prioritet mbi prioritetet. Ka disa gjëra rreth të cilave, tash për tash nuk pajtohemi. Ne mendojmë se koha e Marrëveshjes së Ohrit ka kaluar, dhe se ajo marrëveshje është degjeneruar. Mendoj se LSDM-ja shpreson se nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit, akoma mund të përmirësohen punët dhe këtu nuk pajtohemi. Platforma jonë e re parasheh plotësimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe mendoj se para nesh ka akoma kohë që të bisedojmë, që të kemi dialog të shëndoshë dhe të kuptueshëm. Shumë është me rëndësi që pajtohemi se kjo Qeveri duhet të shkojë, për shkak se nuk jep kurrfarë dalje nga situata”, ka thënë Thaçi. Ai ka folur për ndërprerjen e bashkëpunimit të tij me liderin e RDK-së Rufi Osmanin. Thaçi takimet e Osmanit me përfaqësuesit e LSDM-së opozitare i quajti sjellje avantureske. “Unë i mbaj mend shumë mirë deklaratat e Osmanit lidhur me bashkëpunimin me Cërvenkovskin. Një kohë të gjatë, ai pohonte se vetëm me Cërvenkovskin nuk do të ketë bashkëpunim. Duke u nisur nga orientimi i tij politik, i dëgjova disa bashkëpunëtorë të mi rreth nevojës së bashkëveprimit mes PDSH-së dhe partisë së tij. Disa ditë më pas, pa na ‘informuar’, filloi me disa takime me djemtë e LSDM-së. Ky aventurizëm, sjellje jo korrekte ndaj qëndrimeve të veta, nuk është vetëm problem logjik por edhe moral. Për atë arsye vendosa të ndërpremë bashkëpunimin. Tash jam i qetë.” Lideri i opozitës shqiptare, Menduh Thaçi tha se partia e tij nuk është për zgjedhje të parakohshme duke thënë se Qeveria ka mandate dhe duhet ti zgjidhin problemet. Por parimisht, si opozitë tha se nuk mund të jetë kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Thaçi ka thënë se nuk i ngutet që të vijë në pushtet, duke shtuar se ata që janë në pushtet nuk mund ti zgjidhin problemet dhe duhet të ndërmarrin diçka, ose të demisionojnë ose të shpallin zgjedhje të parakohshme, për shkak se kanë numrin e nevojshëm për shpërbërjen e parlamentit.Alsat

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *