Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takoi ambasadorin Breth

Thaçi takoi ambasadorin Breth

18 qershor- Po ashtu Kryetari i PDSH-së ka shprehur shqetësimin për bllokimin e proceseve integruese, duke theksuar se qeveria ka marrë mandatin që të zgjidh problemet e qytetarëve dhe jo të prodhojë probleme të tjera”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia e Thaçit.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi të hënën në selinë qendrore të partisë në Tetovë, takoi mbasadorin e OSBE-së në vend Ralf Breth. Siç bëjnë të ditur nga shërbimi për informim nga kjo parti, në takim është biseduar për çështjet aktuale politike, situatën e sigurisë në vend dhe rajon dhe çështje të tjera me interes të dyanshëm. “Në takim, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka shprehur shqetësimet për situatën e krijuar në vend, përkeqësimin e raporteve ndëretnike në vend sidomos pas aksioneve të fundit policore, rënien e nivelit të demokracisë dhe rënien e besueshmërisë së qytetarëve shqiptare ndaj institucioneve të shtetit. Po ashtu Kryetari i PDSH-së ka shprehur shqetësimin për bllokimin e proceseve integruese, duke theksuar se qeveria ka marrë mandatin që të zgjidh problemet e qytetarëve dhe jo të prodhojë probleme të tjera”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia e Thaçit. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *