Home / Sport / Titujt për fatosët e Shkëndijës dhe pionerët e Renovës

Titujt për fatosët e Shkëndijës dhe pionerët e Renovës

Të hënën edhe zyrtarisht kanë përfunduar garat e futbollit për grupmoshat më të reja në rajonin ‘Tetovë-Gostivar’. Dhe me këtë rast janë mësuar skuadrat që kanë fituar titujt në kategoritë përkatëse. Kështu, fatosat e Shkëndijës shpallen kampionë të kaetgorisë së vet, duke mbyllur kampionatin me 98 pikë, 10-të më shumë se Besa e vendit të dytë dhe 18 pikë më shumë se Dardanët që zunë vendin e tretë.

Ndërkohë në kategorinë e pionerëve, titulli ka shkuar me meritë në adresë të Renovës, të cilët me 99 pikë ishin të parët, duke lënë pas Dardanët me 87 pikë dhe Lirinë me 80 pikë. Ndryshe, pasi që paraprakisht dihej se Shkëndija dhe Renova kishin siguruar bindshëm pozitat e para në kategoritë respektive, me këtë rast në kuadër të xhiros së fundit u zhvillua një ceremoni rasti, ku ekipet fituese pranuan kupat për suksesin e arritur. Kryetari i komisionit të grupmoshave në kuadër të ligës regjionale “Tetovë-Gostivar” Tahir Abdullahi nderoi këtë manifestim dhe ndau Kupat për skuadrat fituese, ndërsa të njëtave u uroi që të vazhdojnë me suksese edhe në të ardhmen. Vlen të ceket se ekipet kampione me stil festuan pranimin e trofeve. Në duelin e fundit kampional, fatosat e Shkëndijës mundën 2:1 Renovën dhe treguan se me meritë u shpallën kampion në këtë kategori. E në ndërkohë të njëjtën gjë bënë edhe pionerët e Renovës, të cilët mundën moshatarët e tyre të Shkëndijës me rezultatin 1:0, duke zbukuruar kështu triumfin e përgjithshëm në këtë kategori. Këta suksese të futbollistëve të rrinjë konfirmojnë se skuadrat elitare Shkëndija dhe Renova punojnë me sukses me kategoritë e reja dhe se nëse vazhdojnë me ritëm të këtillë, në të ardhmen do të mund të shpresojnë në futbollistë cilësorë nga shkollat e tyre të futbollit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *