Home / Sport / Tregolësh i Mesit, Argjentina mund Brazilin

Tregolësh i Mesit, Argjentina mund Brazilin

Lionel Mesi ka mbyllur sezonin në mënyrën më spektakolare të mundshme, duke udhëhequr kombëtaren e tij drejt suksesit 4-3 ndaj Brazilit, pasi ishte autor i tre golave në këtë ndeshje. Ylli argjentinas çoi bilancin e tij sezonal në shifrën e pabesueshme të 82 golave, po të merren në konsideratë ato të realizuar me klubin dhe kombëtaren.

Fillimisht ishte Brazili që kontrolloi ndeshjen dhe kaloi në avantazh me Romulo, por më pas ishte Mesi që shënoi dy gola të shpejtë për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, duke çuar në këmbë 82 mijë spektatorët e pranishëm në stadiumin e Nju Xhersit ku zhvillohej ndeshja.
Por në pjesën e dytë është përsëri Brazili që shënon dy herë, me anë të Oskar dhe Hulk, duke çuar shifrat në 3-2, rezultat që zgjat shumë pak, pasi në minutën e 75-të, baraspesha vendoset përsëri me Fernandez, i cili shënoi me kokë pas në goditje këndi të Agueros.
Ndeshja u vendos në minutën e 84-t nga një gol që do të kujtohet gjatë, pasi Mesi dribloi dy kundërshtarë dhe me të majtën, nga jashtë zonës, dërgoi topin në trekëndëshin e portës braziliane me një gjuajtje spektakolare.
“Ishte një vit i mirë dhe kjo ishte një mënyrë e shkëlqyer për ta mbyllur atë. Nuk e ndej veten si një prej lojtarëve më të mirë, dua të vazhdoj të rritem dhe të vazhdoj të fitoj”, ishin fjalët e talentit argjentinas para tifozëve të ekzaltuar në fundin e ndeshjes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *