Home / Lajme / Maqedoni / U gjet trupi i djaloshit i cili dje u mbyt në Liqenin e Mavrovës

U gjet trupi i djaloshit i cili dje u mbyt në Liqenin e Mavrovës

29 qershor-Pasi që është larguar 10 metra nga bregu është fundosur dhe nuk është paraqitur më në sipërfaqen e ujit. Pas ngjarjes, ka qenë e ftuar policia dhe ka filluar hetim me varka, ndërsa pas përpjekjeve të pasuksesshme janë ftuar edhe ekipet polumbare që ta kontrollojnë thellësinë.

Ekipet polumbare speciale të MPB-së në mëngjes pas fillimit të hetimit, në thellësinë e liqenit e gjetën trupin e pa jetë të 15-vjeçarit Ç.S., i cili dje u mbyt në Liqenin e Mavrovës.

Tani për tani nuk janë të njohura shkaqet të cilat e kanë sjellë deri te rezultati tragjik. Sipas SPB-së të Tetovës, zhdukja është paraqitur dje pasdite rreth orës 14:30. Djaloshi është afruar deri te bregu në afërsi të kishës së Manastirit “Shën Nikollë” më fshatin Mavrovë me qëllim që të zhytet drejt platformës, e cila është gjendur në Liqenin.

Pasi që është larguar 10 metra nga bregu është fundosur dhe nuk është paraqitur më në sipërfaqen e ujit. Pas ngjarjes, ka qenë e ftuar policia dhe ka filluar hetim me varka, ndërsa pas përpjekjeve të pasuksesshme janë ftuar edhe ekipet polumbare që ta kontrollojnë thellësinë.

Rastin e mori gjykatësi hetues i Gjykatës Themelore të Gostivarit, i cili paralajmëroi më shumë detaje për ngjarjen tragjike gjatë ditës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *