Home / Lajme / Maqedoni / U zgjodhën anëtarët e ri të rregullt të ASHAM-it

U zgjodhën anëtarët e ri të rregullt të ASHAM-it

5 qershor-Gjashtë persona u zgjodhën për anëtarë të rregullt të ASHAM-it – prof.dr Gjorgji Pop Atanasov në Sektorin për linguistikë dhe shkencë të literaturës, prof. dr Abdylmenaf Bexheti në Sektorin për shkenca shoqërore, prof.dr Nada Pop-Jordanova në Sektorin për shkenca mjekësore dhe mr. Gazanfer Bajrami, Bogomil Gjuzel dhe Gligor Çemerski në Sektorin për arte.

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë (ASHAM) dje e mbajti kuvendin e vet të shtatëmbëdhjetë zgjedhor në të cilin u zgjodhën anëtarët të ri të rregullt jashtë përbërjes punuese.

Gjashtë persona u zgjodhën për anëtarë të rregullt të ASHAM-it – prof.dr Gjorgji Pop Atanasov në Sektorin për linguistikë dhe shkencë të literaturës, prof. dr Abdylmenaf Bexheti në Sektorin për shkenca shoqërore, prof.dr Nada Pop-Jordanova në Sektorin për shkenca mjekësore dhe mr. Gazanfer Bajrami, Bogomil Gjuzel dhe Gligor Çemerski në Sektorin për arte.

Për anëtarë jashtë përbërjes punuese janë zgjedhur – prof.dr Kshishtov Vroclavski dhe prof.dr Ilija Çashule në Sektorin për linguistikë dhe shkencë të literaturës, akademiku Momir Gjuroviq dhe prof.dr Ekmeledin Ihsanoglu në Sektorin për shkenca shoqërore, prof.dr Endrju Dvork, prof.dr Lubisha Rakiq dhe prof.dr Feliks Unger në Sektorin për shkenca mjekësore, prof.dr Jirgen Kurtc dhe prof.dr Simeon Oka në Sektorin për shkenca teknike dhe Vladimir Velioçkoviq dhe Lubomir Levçev në Sektorin për art.

Në afatet e caktuara, siç informon ASHAM-i, janë parashtruar 40 propozime për zgjedhje të anëtarëve të rregullt dhe 12 propozime për zgjedhje të anëtarëve jashtë përbërjes punuese.

Nga gjithsej 40 anëtarë të ASHAM-it në përbërjen punuese, në mbledhje kanë marrë pjesë 38 anëtarë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *