Home / Lajme / Rajon / Uesli Klark planifikon të investojë 5,6 miliardë dollarë në Kosovë

Uesli Klark planifikon të investojë 5,6 miliardë dollarë në Kosovë

26 qershor-Mënyra e prodhimit të derivatit nga qymyri është i njohur që nga Lufta e Dytë Botërore dhe zakonisht përdoret në kohën e çmimeve të larta të naftës. Megjithatë, në këtë mënyrë prodhon edhe relativisht shumë gazra të dëmshme, pasi që qymyri digjet nën tokë deri në gjendje të lëngshme, e pastaj shndërrohet në lëng.

Gjenerali i pensionuar amerikan Uesli Klark , i cili ishte komandant i forcave të NATO-s gjatë bombardimit të ish Republikës Federale të Jugosllavisë, planifikon të investojë në Kosovë më shumë se një miliardë dollarë në prodhimin e naftës sintetike, konfirmon gazeta ekonomike vjenase “Virtshaftsbllat”.

Klark, i cili udhëheq me korporatën energjetike kanadeze “Enviditi”, kërkon licencë që të kryejë hulumtim në pjesën perëndimore të Kosovës me qëllim që ta përcaktojë sasinë e qymyrit në atë pjesë, i cili më vonë do të përpunohej në naftë sintetike.

“Enviditi” planifikon të investojë 5,6 miliardë dollarë në gjashtë vitet e fundit në prodhimin e derivatit sintetik, raporton gazeta vjenase.

Korporata pret që në pjesën perëndimore të Kosovës në ditë të prodhojë dei në 16 milionë litra ose 100.000 barel derivat, në rast se gjenden rezerva të mjaftueshme.

Rezervat e qymyrit në Kosovë vlerësohen në rreth 14 milionë tonë.

Drejtori i “Enviditi” Xhef Brukman konfirmoi për gazetën e Vjenës se ekziston projekt për Kosovën, por nuk ka zbuluar më shumë detaje.

Mënyra e prodhimit të derivatit nga qymyri është i njohur që nga Lufta e Dytë Botërore dhe zakonisht përdoret në kohën e çmimeve të larta të naftës. Megjithatë, në këtë mënyrë prodhon edhe relativisht shumë gazra të dëmshme, pasi që qymyri digjet nën tokë deri në gjendje të lëngshme, e pastaj shndërrohet në lëng.

Prodhimi përfundimtar mund të përdoret edhe për prodhimin e rrymës, mbeturinave dhe plastikës, thekson gazeta “Virtshaftsbllat

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *