Home / Lajme / Maqedoni / USHT dekoron nobelistin Ferid Murad

USHT dekoron nobelistin Ferid Murad

1 qershor-Paraprakisht nobelisti Ferid Murad në rektoratin e USHT-së është takuar edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa, nga i cili ka pranuar ikonën e nobelistes tjetër shqiptare Nënë Terezës. “Është kënaqësi që nobelistit tonë t’ia dhurojmë këtë skulpturë që simbolizon nobelisten tjetër, e që reflekton një unitet shpirtëror të vlerave përçka ne si shqiptarë jemi krenar” tha Hysa.

Nobelisti shqiptar Ferid Muradi, është shpallur Doctor Honoris Causa të premten nga ana e Universitetit Shtetërorë të Tetovës. Ky vendim ka dalë pas mbledhjes së djeshme të senatit të USHT-së në të cilin është vlerësuar lartë puna kërkimore-shkencore e nobelistit tonë.“Senati i USHT-së në mbledhjen e mbajtur më 31 maj të vitit 2012 morri këtë vendim. Profesor doktor Ferid Muradit i jepet titulli Doctor Honoris Causa i Universitetit Shtetërorë të Tetovës . Ky titull profesor doktor Ferid Muradit i jepet për meritat e jashtëzakonshme për krijimin e kushteve në fushën e arsimit dhe shkencës, ruajtjen e vlerave dhe dinjitetit njerëzorë për ngritjen dhe zhvillimin e mendimit shkencorë dhe akademik“, tha Vullnet Ameti prorektor për shkencë i USHT-së. Për nobelistin shqiptarë Ferid Murad i cili deri më tani ka 16 tituj Doctor Honoris Causa, ky titull zinte vendin e veçantë nga shkaku se i jepet nga universitetit shqiptar i Maqedonisë apo vendlindjes së tij. “Të marrësh këtë titull nderi nga i vetmi universitet shtetërorë shqiptarë që ndodhet kaq afër vendlindjes së babait tim Llakavicës dhe kjo është gjë e veçantë për mua. Unë e dua kërkimin shkencorë, mësimin dhe kujdesin për pacientin dhe kam dhënë maksimumin tim për të bërë të mundshme këto gjera dhe mendoj se shumë njerëz nuk kënaqen me punën si kënaqem unë dhe diçka tjetër dua të shtoj, nuk e kam në plan të pensionohem, do të punoj përgjithnjë. Kam shpresë që t’i ndihmoj edhe këtij universiteti – Universitetit Shtetërorë të Tetovës që Maqedonia ti ketë këto gjëra në të ardhmen”, tha nobelisti Ferid Muradi. Ndërkaq, rektori i USHT-së Agron Reka, tha se nobelisti shqiptar ka kontribuar në veprimtarinë, arsimore, kërkimore-shkencore, krijuese dhe me porosi të mëdha humane. “Numri i madh i diplomave të nderit, çmimeve dhe mirënjohjeve, diplomat për titull doktori nderi i shkencave nga 12 qendra të ndryshme universitare dhe institucioneve të arsimit të lartë, mbi 40 çmime dhe mirënjohje nga institucione të tjera shtetërore dhe joqeveritare, si dhe shumë institucione të tjera arsimore dhe shkencore anembanë botës, janë pjesa më e rëndësishme e biografisë së tij”, tha Reka, duke i ndarë çmimin nobelistit. Paraprakisht nobelisti Ferid Murad në rektoratin e USHT-së është takuar edhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa, nga i cili ka pranuar ikonën e nobelistes tjetër shqiptare Nënë Terezës. “Është kënaqësi që nobelistit tonë t’ia dhurojmë këtë skulpturë që simbolizon nobelisten tjetër, e që reflekton një unitet shpirtëror të vlerave përçka ne si shqiptarë jemi krenar” tha Hysa.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *