Home / Sport / Van Marvijk jep dorëheqjen nga Holanda

Van Marvijk jep dorëheqjen nga Holanda

“Me iniciativën e Bert Van Marvijk, Federata dhe trajneri vendosën që të ndërpresin kontratën mes palëve, vendim që hyn në fuqi menjëherë. Marrëveshja mes palëve ishte e vlefshme deri në vitin 2016”, ishte lajmërimi që u shfaq në faqen e internetit të Federatës Holandeze.

Federata Holandeze e Futbollit bëri të ditur mbrëmë se Bert Van Marvijk ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si trajner i përfaqësueses holandeze. 60 vjeçari u largua nga ky post pas dështimit spektakolar të Holandës në Euro 2012, ku ekipi që cilësohej mes favoritëve, humbi të tre ndeshjet në grup.

“Me iniciativën e Bert Van Marvijk, Federata dhe trajneri vendosën që të ndërpresin kontratën mes palëve, vendim që hyn në fuqi menjëherë. Marrëveshja mes palëve ishte e vlefshme deri në vitin 2016”, ishte lajmërimi që u shfaq në faqen e internetit të Federatës Holandeze.

“Unë kam shumë dyshime, megjithatë kam vendosur ta marr këtë hap”, ishte deklarata e vetme që doli nga Van Marvijk pas mbledhjes së fundit me drejtuesit e futbollit holandez.

Një nga yjet e skuadrës holandeze, mesfushori Uesli Shnajder, ka treguar keqardhjen e tij për këtë vendim, duke mbrojtur punën e trajnerit i cili dy vite më parë i çoi në finalen e Kupës së Botës.

“Pas eliminimit nga Euro 2012 u thanë shumë gjëra, më vjen keq që vendimi është marrë kaq shpejt. Van Marvijk ka qenë gjithmonë pozitiv me këtë grup lojtarësh. Të gjithë e dimë se është e vështirë të jesh trajner i kombëtares. Këtu nuk ke të bësh vetëm me median, por edhe me 16 milion trajnerët që jetojnë në Holandë”, ishte komenti i mesfushorit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *