Home / Lajme / Maqedoni / Vëllai i ‘Komandant Kumanovës’, trondit politikën

Vëllai i ‘Komandant Kumanovës’, trondit politikën

urat Jashari në këto pyetje hedh dyshime mbi sinqeritetin e Limajt dhe të tjerëve për nisjen e luftës së UÇK-së si dhe shpreh shqetësimin e tij jo vetëm për involvimin e Limajt në struktura të ndryshme sekrete, por dhe për qërimin e hesapeve

sharit-Komandat Kumanova përmes një letre të hapur drejtuar Fatmir Limajt ka ngritur një sërë pyetjesh drejtuar atij, e i frymëzuar pas një interviste të dhënë nga Limaj vite më parë, ku deputeti i tanishëm i PDK-së dhe ish-komandat i UÇK-së, Fatmir Limaj kishte deklaruar“Ne e kemi pas krijuar partinë tonë para më shumë se 12-13 vjetësh, e cila më pas u emërtua Drejtoria Politike e UÇK-së dhe aktualisht është udhëheqja aktuale e PDK.“

Letra e Murat Jasharit drejtuar, Fatmir Limajt përmban plotë 372 pyetje që ngre dilema dhe dyshime të shumta për të kaluarën dhe të tashmen e Limajt, për moralin dhe veprimtarinë e tij gjatë dhe pas luftës së UÇK-së. Murat Jashari në këto pyetje hedh dyshime mbi sinqeritetin e Limajt dhe të tjerëve për nisjen e luftës së UÇK-së si dhe shpreh shqetësimin e tij jo vetëm për involvimin e Limajt në struktura të ndryshme sekrete, por dhe për qërimin e hesapeve me kundërshtarët apo të tjerët që mendojnë dhe veprojnë ndryshe. Ju sjellim në vazhdim disa nga pyetjet e Murat Jasharit dërguar Fatmir Limajt e të cilat Jashari i ka quajtur pyetje të shkurtra të thata e të njoma, por të gjitha me ngjyrën e gjakut tonë!
– Keni bashkëpunuar me Shërbimet Informative të shteteve të botës?

– Më 2 Nëntor 1989 kur u vranë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ku ishe?

– Cili ka qenë fondi i juaj financiar, emërtimi, sa para grumbulluat për luftën, kush e drejtonte atë fond, sa para keni harxhuar dhe sa humbën në fund të luftës?

– Më 23. 03. 2000 shkuat në Gjilan me Hashim Thaçin, Halil Selimin e të tjerë. Urgjentisht ftuat udhëheqësit politik e ushtarak të UÇPMB-së, apo jo? Pse aq urgjent? Kërkuat ndërprerjen e luftës çlirimtare, a po jo? Kush ju detyroi? Pse e penguat dhe e ndërpretë atë luftë çlirimtare?

– Pse asnjë kallash të Brigadës 121 „Komandant Kumanova“ nuk e dhatë për nisjen e luftës çlirimtare në Zonën e vendlindjes së Komandantit tënd, „Ismet Jasharit – Kumanovës“?

-Pse pengove ti dhe anëtarët e tjerë të Drejtorisë Politike luftën çlirimtare të UÇ Kombëtare? Për çfarë e keni nis Hoxhën në Sharr kur luftohej nga UÇ Kombëtare dhe çka u ka raportuar kur ra Kalaja e Tetovës?

– Pse e ke „ndërsye“ Komandant Kumanovën me e vra Gani Krasniqin?

– Komandant Kumanova a u kërkoi telefon? Pse nuk i dhatë telefon? Kush të urdhëroi që të mos i jepni telefon?

– Komandant Kumanova ka mesi i Gushtit 1998 ka pasur me ardhë në Zvicër, për kontroll mjekësor për dorën, a ke pas dijeni për këtë? Ai është bërë gati me ardhë në Zvicër për disa ditë. Ka hekur mjekrën. Unë pasaportën ja pata lënë në vend të sigurt. Ismeti e ka ditur se ku. Po ti a ke qenë në dijeni? Pse nuk i dhatë leje pushimi?

– Më 25 Gusht është vrarë Komandant Kumanova, a po jo? A keni bërë Raport të hollësishëm për rrethanat se si u vra? Nëse po, kujt ia ke dorëzuar atë raport? Nëse jo, pse nuk e ke bërë atë raport? Kush ta dha lajmin i pari për vrasjen e Komandant Kumanovës? Po ti ku u ndodhe kur u vra Kumanova?

Murat Jashari, vëllai i komandantit të rënë të UÇK-së, Ismet Jasharit-Komandat Kumanovës në pyetjet tjera tërheq vërejtjen edhe për përvetësimin e miliona eurove nga ana e Limajt si dhe për përjashtimin e veprimtarëve të devotshëm të LPK-së nga të gjitha aktivitetet përfshirë edhe nga akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Murat Jashari në letrën drejtuar Fatmir Limajt paralajmëron se me pyetje të kësaj natyre – në ditët në vijim, do të përballen edhe: Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Azem Syla, Adem Grabovci, Hashim Thaçi, Emrush Xhemaili, Gafur Elshani, Ibrahim Kelmendi, Jakup Krasniqi, Fazli Veliu, Ramush Haradinaj dhe Musa Xhaferi. Alsat-M

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *