Home / Lajme / Maqedoni / Vidhet në shkolla përgjegjësi nuk mer askush

Vidhet në shkolla përgjegjësi nuk mer askush

24 qershor-Ministria kompetencat për mirëmbajtje dhe siguri i ka transferuar tek pushtetet lokale pra komunat. Por problemi mer dimension tjetër pasi që komuna e Tetovës ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me ministrinë përkatëse se do të mer përsipër sigurinë në shkolla, mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e mjeteve të lëvizëshme. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, thonë se me vendim të qeverisë, siguria, mirëmbajtja e paisjeve është kompetencë e vetëqeverisjes lokale

Urim Hasipi
Vjedhjeve dhe demolimeve të ndryshme që kryen në rajonin e Tetovës nuk u kanë shpëtuar as institucionet arsimore. Në shumë raste hajnat nuk kursejnë shkollat fillore dhe të mesme duke shkaktuar dëme materiale por në këto raste pengojnë edhe zhvillimin të mbarëëvajtjes së procesit edukativo arsimor. Kabinetet e informatikës janë cak i hajnave ndërsa shkollat më pas nuk kanë mundësi që të kompenzojnë këtë dëm, kurse Ministria kompetencat për mirëmbajtje dhe siguri i ka transferuar tek pushtetet lokale pra komunat. Por problemi mer dimension tjetër pasi që komuna e Tetovës ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me ministrinë përkatëse se do të mer përsipër sigurinë në shkolla, mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e mjeteve të lëvizëshme për shkak se paraprakisht nuk është konsultuar fare për realizimin e këtij projekti. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, thonë se me vendim të qeverisë, siguria, mirëmbajtja e paisjeve është kompetencë e vetëqeverisjes lokale. “Me vendim të qeverisë së Republikës së Maqedonisë pas furnizimit të shkollave me kompjutorë dhe paisje tjera mirëmbajtja kalon në kompetencë të komunave. Ata janë përgjegjëse për sigurinë e e objekteve dhe sendeve brenda në shkollë”, tha Goran Galev zëdhënës i Ministrisë së Arsimit. Ndërkaq, nga sektori për veprimtari publike në komunën e Tetovës, nën ingerencë të së cilës është edhe sfera e arsimit thonë se komuna nuk ka përgjegjësi sepse nuk e ka nënshkruar kontratën e ofruar nga Ministria për shoqëri informative dhe administratë. “Qeveria kur i ka shpërndarë kompjutorët ka bërë marrëveshje direkte me drejtorët e shkollave dhe më vonë është kërkuar që ne si komunë të kujdesemi për ata. Ne si komunë nuk e kemi nënshkruar këtë kontratë pasi që nuk jemi konsultuar paraprakisht për projektin “Një kompjutor për çdo nxënës”. Post – festum është kërkuar që ne të marrim përgjegjësinë. Në këtë rast ne nuk mbajmë përgjegjësi sepse qeveria apo MASH, vet i ka shpërndarë kompjutorët pa na konsultuar se a kemi kushte dhe mundësi që të marrim përsipër përgjegjësi”, thotë Iljaz Halimi, udhëheqës i sektorit për veprimtari publike në Tetovës. Halimi tregon edhe përgjigjen që i ka kthyer ministrisë së shoqërisë informative ku shpjegohen arsyet e mos nënshkrimit të kontratës. “Komuna e Tetovës nuk është në gjendje të lidh kontratë me ministrinë tuaj për asrye se mjetet e lëvizëshme veç janë dhënë në shfrytëzim dhe është bërë pranim –dorëzim pa prezencën përfaqësuesve të komunës dhe nuk ka nevojë për përsëritje të procedurës. Komuna e Tetovës nuk mund të obligohet në bazë të nenit 6 të kësaj kontrate për arsye se nuk disponon me mjete të mjaftueshme për sigurim, mbrojtje dhe mirëmbajtje të mjeteve të lëvizëshme. Disa herë kemi kërkuar nga MASH përlqime për punësime të reja, si roje nate, mirëmbajtjës të kompjutorëve, por gjithmonë përgjigjeja ka qenë negative. Shkollat nuk kanë mundësi t`I shfrytëzojnë mjetet e lëvizëshme për shkak të mungesës së kushteve infrastrukturore si dhe të instalacionit përkatës elektrik”, qëndron në përgjigjen e komunës së Tetovës ku arsyetohet se kjo komunë nuk mer përsipër që të përkujdeset për sigurinë e kompjutorëve. Por situata në teren është ndryshe, ku hajnat shpesh herë shkollat i gjejnë pa roje dhe vjedhin. Nëse nëse gjatë vitit të kaluar janë rregjistruar 12 vjedhje në objektet shkollore, këtë vit vetëm për 5 muaj janë kryer nëntë vjedhje në shkollat e rajonit të Tetovës. Kështu hajnat nuk kanë kursyer as institucionet arsimore duke shkaktuar dëme në inventar dhe duke marrë me vete kompjutorë të cilët përdoren për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Krahas kompjutorëve në objektet arsimore vidhet edhe pjesë tjera kompjuterike, llap-top, apo sende të tjera me vlerë. Nga policia e Tetovës njoftojnë se në shumë raste janë kapur kryerësit e këtyre veprave, por dukuria e vjedhjes së kompjutorëve të shkollave fillore dhe të mesme vazhdon të jetë prezente në këtë rajon. Kështu që vjedhja e fundit është rregjistruar në shkollën fillore “Liria” në fshatin Zherovjan të komunës së Bogovinës. Në këtë shkollë janë vjedhur 35 loptop që janë përdorur nga ana e nxënësve dhe arsimtarëve gjatë procesit edukativo-arsimorë. “ Ngjarja si edhe në shkollat tjera ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes kur vjedhësit kanë hyrë në objektin e shkollës duke e demoluar derën e hyrjes dhe më pas kanë thyer emblemën e shkollës dhe raftet ku janë gjendur kompjuterët. I kanë marrë kompjuterët dhe kanë ikur nga dritaret. Kompjuterët e vjedhur shkollës fillore “Liria” i janë dhuruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në projektin “Një kompjutor për nxënës”, njoftojnë nga policia e Tetovës. Megjithatë edhe për këtë vjedhje ende nuk ka të dyshuar por nga SPB-ja theksojnë se janë duke u bërë hetime për rastin në fjalë. “Vjedhjet në shkolla në shumë raste kanë ndodhur, kur hajnat kanë shfrytëzuar dritaret e pambyllura në katine parë apo me forcë i kanë hapur dyert apo dritaret gjatë orëve të vona. Numri më i madh i vjedhjeve, është karakteristikë se kanë ndodhur gjatë ditëve të uikendit, kur në objekte nuk ka pasur present njerëz apo gjatë kohës së pushimeve” thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë.
Krahas vjedhjes në shkollën e Zherovjanit, që ishte cak i hajnave, këtë vit vjedhje kanë ndodhur edhe në fshatra të tjerë si në Bërvenicë, Sllatinë, Sedllarcë e Epërme, Pallçishtë, Tetovë etj. Krahas vjedhjeve poashtu janë evidentuar edhe dëmtime në objekte shkollore por pa vjedhur diçka

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *