Home / Sport / Vilanova, deri në 2014 me Barçën

Vilanova, deri në 2014 me Barçën

Barcelona ka konfirmuar se është arritur marrëveshja dyvjeçare me trajnerin Tito Vilanova dhe se të premten ai do të hedhë firmën në kontratë. Vilanova ishte zëvendësi i Pep Guardiolës gjatë katër viteve që ky i fundit drejtoi katalanasit drejt fitores së 14 trofeve.

Bisedimet mes palëve kishin filluar që me 27 prill, kur u bë lajmërimi nga klubi se ishte ai emri i përzgjedhur për të marrë drejtimin e ekipit katalanas.

“Barcelona ka arritur marrëveshjen me Francesk ‘Tito’ Vilanova. Zëvendëstrajneri i këtij sezoni, do të bëhet trajner i parë i Barcelonës për dy sezone, deri me 30 qershor 2014. Kontrata do të firmoset në praninë e mediave me datë 15 qershor, ora 12:00”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Me sa është mësuar nga mediat spanjolle, Vilanova do të përfitojë një shumë relativisht të lartë për të shërbimet e tij si trajner i Barçës, me rreth 7 milionë euro në sezon.

42 vjeçari ka luajtur shumë pak si profesionist në elitën e futbollit spanjoll, kryesisht me Selta Vigo, para se të fillonte të merrej me trajnimin dhe të kthehej te klubi i origjinës.

Ai doli nga akademia e Barcelonës por nuk arriti të fitonte një vend në skuadrën e parë dhe u largua nga ky klub për të shëtitur në karrierën e tij si futbollist në shumë ekipe të vogla, derisa u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2002.

Në vitin 2007, ai u kthye te Barça si trajner i të rinjve, duke ndihmuar Barcelona B të ngjitej në kategorinë e dytë spanjolle, para se të pranonte të bëhej asistenti i Giardiolës te ekipi i parë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *