Home / Lajme / Maqedoni / Vonohet asfaltimi i regjionales Tetovë-Jazhincë

Vonohet asfaltimi i regjionales Tetovë-Jazhincë

Në programin vjetor të agjencionit për rrugë shtetërore janë paraparë 21 milion denarë për rehabilitimin e rrugës Tetovë-Jazhincë, dhe këto mjete duhet të shfrytëzohen për vitin 2012. këto mjete nuk janë të prekura me rebalansin e buxhetit që javën e kaluar kaloi në kuvendin e republikës së Maqedonisë”, tha Hoxha.

Urim Hasipi

Tetovë, 5 qershor-Rruga rregjionale Tetovë-Jazhincë, para një viti është gërryer në shumë vende edhe atë duke filluar nga disa fshatra të komunës së Tearcës dhe komunës së Vratnicës, por asesi të asfaltohet. Kjo shkakton dëmtime tek veturat dhe automjetet e ndryshme të cilët qarkullojnë në këtë rrugë ndërsa drejtuesit e makinave ankohen se autoritetet përgjegjëse duhet sa më shpejt që ta rregullojnë. Deri para një kohe në këtë rrugë shumë pak qarkullonin automjete të rënda transportuese, kurse kohëve të fundit edhe vendkalimi Jazhincë shfryëtzohet për këtë qëllim. Qeveria në anën tjetër disa herë ka premtuar se do të rregullojë këtë rrugë, por gjendja faktike në teren është krejtësisht e kundërt. Zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë Muamet Hoxha, thotë se nga ana e qeverisë janë ndarë mjete përmes agjencionit për rrugë shtetërore. “Në programin vjetor të agjencionit për rrugë shtetërore janë paraparë 21 milion denarë për rehabilitimin e rrugës Tetovë-Jazhincë, dhe këto mjete duhet të shfrytëzohen për vitin 2012. këto mjete nuk janë të prekura me rebalansin e buxhetit që javën e kaluar kaloi në kuvendin e republikës së Maqedonisë”, tha Hoxha. Ai ta se rehabilitimi i kësaj rruge duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Edhe pse ishte në plan që në vitin e kaluar një pjesë e kësaj rruge të asfaltohet dhe të zgjerohet, por sot e kësaj dite kanë ngelur vetëm pjesët e gërryera. Një taksist nga fshati Orashë, që qarkullon çdo ditë në këtë rrugë thotë se shpesh herë ndodh që tju dëmtohen fomat e furgonëve, nga ndërhyrjet që janë bërë në rrugë dhe që nuk janë asfaltuar. “Kështu siç është na pengon shumë automjetet na i shkatëron,. Ishte e paraparë të ndërtohet se dijm çka është puna me këtë”, thotë Rezon Nesimi, i cili qarkullon pothuajse çdo ditë në këtë rrugë. Argjendi, një tjetër vozitës nga Tetova që udhëtonte për Kosovë, thotë se “kjo ka qenë në plan të asfaltohet po për shkak se kanë ba harxhime shumë dhe mbeti kështu, vetëm e gërvishtën dhe mbeti kështu gati një vit. Na dëmtohen gomat shpesh , ne shpesh I ndrojmë gomat shkaku ikësaj gërvishtjes së rrugës” tha Argjendi.Kjo është një rrugë shumë e rëndësishme pasi që lidhën qytetet e Maqedonisë perendimore me shtetin e Kosovës në vendkalimin kufitar Jazhincë. Kjo rrugë për herë të fundit në gjatësi prej 27 kilometra nga qyteti i Tetovës është asfaltuar mënjëherë pas përfundimin të luftës në Kosovës, diku rreth vitit 2000, ndërsa ishte financuar nga ana e shteteve të Bashkimit Evropian pasi që rruga ishte dëmtuar nga automjetet e KFOR-it që qarkullonin në këtë rrugë. Që atëherë e deri më tani vetëm në disa pjesë është shtruar dhe asfaltuar edhe atë në gjatësi prej 4 kilometra, por pjesa tjetër vazhdon të jetë edhe në shumë vende e dëmtuar. Ndërkohë që partnerët e koalicionit që para vitit të ri, kanë dalë me qëndrim se kjo rrugë do të rehabilitohet dhe është plan për tu rregulluar, por deri më tash në këtë rrugë përveç gëryerrjes asgjë nuk është bërë, ndërsa janë veturat dhe automjetet tjera që pësojnë më shumë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *