Home / Lajme / Rajon / Vritet drejtori i AKP-së Dino Asanaj në Prishtinë

Vritet drejtori i AKP-së Dino Asanaj në Prishtinë

14 qershor-Motivet e këtij sulmi, Policia e Kosovë e nuk i ka mësuar, por siç thonë ata, hetimet janë duke vazhduar, dhe shumë pista janë të hapura. Policia, po ashtu bën të ditur se në ketë rast janë inkuadruar edhe njësitë për hetimin e krimeve të rënda.

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj ndërroi jetë pas plagëve të rënda që mori sot nga një sulm me thikë në Prishtinë.

“I ndjeri Asanaj, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka arritur rreth orës 13:00, dhe personeli mjekësor ka intervenuar shumë shpejt. Ka pasur dy therje, një në fyt dhe një në gjoks, që i ka prekur mushkëritë dhe zemrën, dhe disa të tjera që nuk kanë qenë vdekjeprurëse. Me gjithë përpjekjet, i ndjeri ka ndërruar jetë rrethe orës 14:20”, shpjegoi drejtori i klinikës kirurgjike në Prishtinë, Mehmet Maxhuni.

Policia e Kosovës bëri të ditur se deri tani asnjë person nuk është arrestuar dhe se nuk dihet se kur është autori i vrasjes. Qeveria e Kosovës ka dënuar vrasjen duke e konsideruar si atak kundër institucioneve të Kosovës.

Motivet e këtij sulmi, Policia e Kosovë e nuk i ka mësuar, por siç thonë ata, hetimet janë duke vazhduar, dhe shumë pista janë të hapura. Policia, po ashtu bën të ditur se në ketë rast janë inkuadruar edhe njësitë për hetimin e krimeve të rënda.

Dino Asanaj si drejtor i AKP-së në disa raste ka kontestuar procesin e privatizimit të disa kompanive në Kosovë, duke përfshirë edhe kontestin dhe vendimin e fundit për privatizimin e Hotelit “Grand” në Prishtinë.

Asanaj deri në vitin 2000 ka jetuar në SHBA, duke qenë edhe shtetas amerikan, ndërsa ai erdhi në Kosovë me kërkesë të Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *