Home / Lajme / Maqedoni / Xhaferi: Marrëveshja Paqësore e Ohrit, dokument që pati domethënie thelbësore për Maqedoninë por edhe më gjërë

Xhaferi: Marrëveshja Paqësore e Ohrit, dokument që pati domethënie thelbësore për Maqedoninë por edhe më gjërë

20 qershor-Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit garanton të drejtat e bashkësive etnike në Maqedoni dhe inkuadrimin e tyre në shoqëri dhe në vendimarrje. Kjo marëveshje, tha zëvendëskryeministri Xhaferi, vendosi themele të shëndosha për një ardhmëri më të sigurtë demokratike për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, e në të njëjtën kohë edhe garanci për to.

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri në Kopenhagë të Danimarkës ka marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga “Dialog Forum” ku u debatua për rolin e bashkësive etnike në shtetet multietnike dhe inkaudrimin e tyre në vendimarrje.

Zëvendëskryeministri Xhaferri, siç njofton sektori për marrëdhënie me opinionin, para të pranishmëve theksoi se këto evenimente janë një mundësi e mirë për t’ju kthyer çështjeve dhe ngjarjeve të cilat kanë pasur dhe do të kenë ndikim në rrjedhat politike dhe të sigurisë në vendin tonë, në rajon dhe më gjërë. Një dokument i tillë, shtoi Xhaferri, është Marrëveshja Paqësore e Ohrit, dokument që pati domethënie thelbësore për Republikën e Maqedonisë, por edhe më gjërë gjatë dekadës së kaluar.

“Forumet e këtilla janë të rëndësishme për ne nga aspekti i evaluimit të përbashkët të suksesit të një marrëveshje historike, nga aspekti i implementimit të deritanishëm dhe në veçanti nga aspekti i këmbimit të përvojave ndërkombëtare me marrëveshje të ngjashme paqësore, me anët e tyre të suksesshme dhe me ato më pak të suksesshme. Debatet dhe analizat në Republikën e Maqedonisë për ngjarjet në 2001-in si dhe për vetë Marrëveshjen e Ohrit, ishin të shumta dhe me konkluzione të ndryshme. Disa nga dilemat për ato ngjarje janë prezente sot e kësaj dite, veçanërisht ato të cilat bëhen në drejtim të definimit të vetë ngjarjeve, por edhe të karakterit të këtij dokumenti apo kësaj marrëveshje e cila shënoi ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë, por edhe për stabilitetin në rajon”; theksoi Xhaferi.

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit garanton të drejtat e bashkësive etnike në Maqedoni dhe inkuadrimin e tyre në shoqëri dhe në vendimarrje. Kjo marëveshje, tha zëvendëskryeministri Xhaferi, vendosi themele të shëndosha për një ardhmëri më të sigurtë demokratike për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, e në të njëjtën kohë edhe garanci për to.

“Dhe kjo është vlera thelbësore e vetë marrëveshjes. Së bashku me faktin për ndërprerje të konfliktit, madhështia e kësaj marrëveshje është në përparësinë kryesore për ardhmërinë e një vendit, dhe kjo është: ruajtja e identitetit dhe diversitetit etnik në një vend multietnik dhe mbrojtja e interesave të të gjithë qytetarëve në RM, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike. Dispozitat e marrëveshjes kornizë dhe anekset e saja patën një ndikim të madh në reformat legjislative të cilat pasuan, duke filluar nga Kushtetuta dhe deri tek aktet nënligjore të Republikës së Maqedonisë”, tha Xhaferi.

Ndryshe, gjatë qëndrimit në Danimarkë zëvendëskryeministri Xhaferri ka realizuar disa takime me ministra dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë së Danimarkës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *