Home / Sport / Zhordi Alba, 3 milionë euro larg Barçës

Zhordi Alba, 3 milionë euro larg Barçës

Negociatat mes Barcelonës dhe Valencias për transferimin e mbrojtësit të djathtë Zhordi Alba, kanë hyrë në fazën vendimtare. Futbollisti është shumë transferimit te katalanasit, duke u bërë blerja e parë e trajnerit të ri, Tito Vilanova.

Gjithçka shkon drejt realizimit të kësaj marrëveshje, duke marrë parasysh cilësinë e futbollistit, dëshirën për të luajtur në “Kamp Nou” si dhe situatën e tij kontraktuale që e bën transferimin mëse të mundshëm.
Barcelona ka lënë pas krahëve idenë për të blerë Garet Beil, i cili vlerësohet 45 milionë euro nga klubi i Totenhem, pasi futbollisti i Valencias garanton të njëjtën cilësi dhe është më i përshtatur me futbollin spanjoll.
Alba ka edhe një vit kontratë me klubin e Valencias dhe klauzola e largimit është 40 milionë euro. Por kjo shifër ka zbritur në 15 pasi Valencia e di që pas një viti, futbollisti mund të largohet me parametër zero. Por Barcelona nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se 12 milionë euro për të blerë lojtarin në fjalë dhe këto 3 milionë euro diferencë janë ato që kanë penguar Zhordi Alba të shfaqet para publikut me fanellën e Barcelonës.
Dy klubet do të ulen të diskutojnë përsëri në ditët në vazhdim, por Barcelona dëshiron të mbyllë gjithçka para fillimit të Euro 2012, pasi mendon se në garë për lojtarin mund të hyjnë klubet e sheikëve arabë: Malaga, PSZH dhe Mançester Siti, të cilët janë të gatshëm të paguajnë çdo lloj shifre nëse u pëlqen një futbollist.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *