Home / Sport / Zyrtare: Ersen Sali tre vite në Dacia

Zyrtare: Ersen Sali tre vite në Dacia

“Jam shumë i lumtur që më në fund u zyrtarizua kalimi im në rradhët e Dacias. Kam firmosur për tre vite dhe patjetër të pranoj se kam kushte të shkëlqyeshme finansiare. Shpresoj që të arsyetoj besimin e kryesisë dhe të shpaguaj këtë me shumë gola”, deklaroi nga Moldavia ekskluzivisht për ‘Koha’-n, sulmuesi Ersen Sali.

Ajo që u paralajmërua ditë më parë, mbrëmjen e të hënës ka marë verdiktin final, pasi sulmuesi shkupjan Ersen Sali ka firmosur zyrtarisht kontratë tre vjecare me ekipin e Dacias, që garon në elitën e futbollit të Moldacisë. Kështu ish-sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës përfundimisht largohet nga kampionati vendor dhe për herë të parë në karrierën e tij do të ketë rastin të luajë jashtë kufijve të Maqedonisë. “Jam shumë i lumtur që më në fund u zyrtarizua kalimi im në rradhët e Dacias. Kam firmosur për tre vite dhe patjetër të pranoj se kam kushte të shkëlqyeshme finansiare. Shpresoj që të arsyetoj besimin e kryesisë dhe të shpaguaj këtë me shumë gola”, deklaroi për ‘Koha’-n, ekskluzivisht nga Moldavia sulmuesi Sali, duke shpalosur më pas detaje të qëndrimit të tij një javorë në Moldavi. “Unë jam këtu në Moldavi tani më një javë dhe mbrëmjen e të hënës firmosa kontratën. Duhej ta bëj më herët, mirëpo disa detaje të vogla shtynë një gjë të tillë. Së pari pasi arrita të ejnten dhe të premten kisha kontrollet mjeksore të cilat dolën të shkëlqyeshme dhe për këtë jam i gëzuar edhe unë. Që në atë moment duhej të firmosja, mirëpo unë deshta që i pranishëm në këtë akt të jetë edhe presidenti i klubit i cili ishte në një udhëtim zyrtar në Rusi. Gjithsesi se të hënën u grumbulluam bashkë dhe unë hodha firmën time në marëveshjen tre vjecare me Dacian”, tha Sali. Deri sa procesi i firmosjes u prolongua për të hënën dhe ndërkohë priteshin rezultatet e testeve mjeskësore, Ersen Sali nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur që t’i bashkohet ekipit në seancat stërvitore. Normal që ditët e para janë të vështira për një futbollistë të huaj, mirëpo në këtë drejtim Sali ka ndihmë të madhe nga maqedonasi Goran Dimovski, i cili luan për këtë skuadër tani më një vit. “Dimovski më ka ndihmuar shumë dhe e falemenderoj për këtë. Me Goranin ndajmë edhe banesën e njëjtë dhe për momentin kalojmë shumë mirë. Unë kam nisur të ushtroj me ekipin dhe patjetër të pranoj se këtu punohet me një intenzitet shumë të lartë. Ekipi ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm, ndërsa shpresojmë të paraqitemi me sukses në Liga Evropa. është e vështirë, mirëpo unë jam i bindur për të dhënë gjithcka nga vetja, me qëllim që të kem sukses në këtë skuadër”, shprehet Sali, duke shtuar se shpreson të kthehet shkurtë në Maqedoni, para se të nisë qëndrimin e tij në Moldavi. “Unë që kur erdha vija të nënshkruaj dhe të kthehem. Nuk kam marë asgjë me vete dhe për këtë shpresoj që drejtuesit të më lejojnë të kthehem dy-tre ditë në Maqedoni dhe më pas vij përsëri këtu dhe vazhdoj punën me ekipin në përgatitjet për sezonin e ardhshëm”, përfundoi Sali. Si do që të jetë, Sali arrin të realizojë këtë transferim shumë të mirë për të, pasi që nën-kampionia e Moldavisë duhet të jetë mjedis i duhur që 25 vjecari nga Shkupi, të nisë të ndërtojë karrierën e ndërkombëtare, pas paraqitjeve të suksesshme në Maqedoni me Sllogën, Bashkimin, Milanon dhe së fundmi me Shkëndijën, tek të cilët u shpall edhe kampion i Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *