Home / Sport / Zyrtare: Shkëndija do luaj në Kumanovë

Zyrtare: Shkëndija do luaj në Kumanovë

Të martën drejtuesit e Shkëndijës kanë marrë njoftim nga ana e FFM-së, se në dy xhirot e para kualifikuese të Liga Evropës, ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në Kumanovë.

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka konfirmuar stadiumin e Bashkimit në Kumanovë, si vendin ku do të zhvillojë ndeshjet e saj në Liga Evropa. Për shkak të renovimit të terenit në stadiumit të qytetit në Shkup, Kumanova prej më herët shihej si obsion për të zhvilluar takimet ndërkombëtare, për arsye se ai teren plotëson kushtet për zhvillimin e ndeshjeve të tilla. Të martën drejtuesit e Shkëndijës kanë marrë njoftim nga ana e FFM-së, se në dy xhirot e para kualifikuese të Liga Evropës, ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në Kumanovë. “Stadiumi i Bashkimit në Kumanovë do të jetë fusha ku ne do të luajmë dy xhirot e para. Shpresojmë të kalojmë mirë, pasi presim që të kalojmë të paktën një xhiro. Dhashtë Zoti që të kemi pak fat dhe ndoshta të shpresojmë të eliminojmë dy kundërshtarë dhe ndoshta xhiron e tretë të luajmë në Shkup”, deklaroi sekretari i Shkëndijës, Fikret Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *