Home / Sport / Zyrtare, Zhordi Alba te Barcelona

Zyrtare, Zhordi Alba te Barcelona

Zhordi Alba kthehet përsëri në klubin e origjinës, te Barcelona, ku kishte filluar karrierën e tij si futbollist. Mbrojtësi i majtë i përfaqësueses spanjolle është transferuar sot zyrtarisht nga Valencia në radhët ekipit katalanas për 14 milionë euro, duke u bërë blerja e parë e epokës Vilanova.

Futbollisti ka shkëlqyer në këtë edicion të Euro 2012 dhe ka provuar edhe një herë se nuk ishte një lojtar i mbivlerësuar. Paraqitjet e tij ranë në sy sidomos në ndeshjet e rëndësishme kundër Francës e Portugalisë, duke bindur përfundimisht drejtuesit katalanas që të paguajnë një shifër të konsiderueshme për blerjen e tij, ndërsa lojtari pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.

“Jam i lumtur që kthehem në shtëpi. E dija që negociatat ishin në një fazë të avancuar mes palëve. 24 orët e fundit më kanë dhuruar një kënaqësi të dyfishtë, pasi jam finalist i Euro 2012 dhe tani mora konfirmimin se do të firmos për Barcelonën”, isin fjalët e futbollistit nga grumbullimi i kombëtares.

Me blerjen e Alba, Barcelona ka zgjidhur problemet në krahun e majtë të prapavijës ku vitet e fundit janë aktivizuar dhe improvizuar shumë lojtarë. Por asnjë nuk ka arritur të shfaqë atë që kërkonte Guardiola gjatë këtyre viteve, një lojtar të vëmendshëm në mbrojtje, por edhe të aftë të shpërthente në sulm me depërtimet e tij.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *