Home / Lajme / Maqedoni / 12 persona te arestuar per falsifikim

12 persona te arestuar per falsifikim

Prej 100 deri 3.500 euro – pasaporta e diploma falso

Gjatë një aksioni policor është zbuluar një grup kriminal ndërkombëtar I përbërë nga18 persona të cilët kanë siguruar dhe falsifikuar dokumente të ndryshme të huaja. Me çmime prej 100 deri në 3.500 euro ky grup ka ofruar pasaporta, karta të identitetit, patenta të shoferit, karta të sigurimeve, diploma dhe licenca të ndryshme. Janë bastisur gjashtë objekte në Shkup dhe është gjetur një sasi e madhe e provave. Gjatë aksionit janë arrestuar 12 persona të moshës prej 21 deri 62 vjet. Kundër të gjithëve do të ngritët padi penale nën dyshimin e bashkimit të tyre kriminel dhe falsifikim dokumentesh. Gjashtë persona prej grupit janë ende të pakapshëm për policinë.
“Grupi i organizuar kriminal i përbërë nga qytetar të Maqedonisë dhe të Kosovës, organizatorë të së cilëve janë dy shtetas maqedonas, një kohë më të gjatë janë marrë me furnizim të ndryshëm të dokumenteve të huaja dhe vendore, dokumente origjinale të vlefshme dhe formularë bosh, të cilat pas marrëveshjes paraprake me persona – ndërmjetësues nga më shumë vende të rajonit dhe vendeve të BE-së, duke përdorur pajisje të veçanta, kanë vendosur të dhënat dhe fotografi të personave, porositës të dokumenteve të falsifikuara”, deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *