Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti solidarizohet me skamnorët

Ahmeti solidarizohet me skamnorët

31 korrik-Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek anëtarët dhe simpatizantët e vet që të braktisin organizimin e iftareve të përbashkëta luksoze dhe të begatshme, në mënyrë që mjetet e planifikuar t’i riorientojnë për qëllime humanitare. Këtë, përmes një kumtese e njoftojnë nga partia e Ali Ahmetit.

Duke pasur parasysh nevojat e patjetërsueshme të shtresave sociale të shoqërisë, sidomos në këtë muaj të bekuar, Muajin e Ramazanit, kur vjen në shprehje të plotë ndjenja e solidaritetit, Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri tek anëtarët dhe simpatizantët e vet që të braktisin organizimin e iftareve të përbashkëta luksoze dhe të begatshme, në mënyrë që mjetet e planifikuar t’i riorientojnë për qëllime humanitare. Këtë, përmes një kumtese e njoftojnë nga partia e Ali Ahmetit. “Në këtë funksion është edhe vendimi i kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, i cili sivjet, në vend që për iftar, të cilin e shtron tradicionalisht për funksionarët e vet më të lartë, mjetet e dedikuara për këtë qëllim do t’i destinojë për arsimimin e studentëve dhe nxënësve të familjeve ekonomikisht të rrezikuara. Organizimi i iftareve solemne dhe të begatshme u shndërrua në një dukuri që po na largon nga qëllimet tona sociale-altruiste, që janë thellë të ngulitura edhe në strukturën religjioze të fesë sonë”, thuhet në një kumtesë të BDI-së. Nga partia e Ahmetit thonë se ky hap u ndërmor nga shkaku se arsimi mbetet imperativ në këto synime hyjnore.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *