Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i motoçikletave, një i vdekur

Aksident i motoçikletave, një i vdekur

Në këtë aksident lëndime të rënda dhe vdekjeprurëse ka marrë 24 vjeçari D.S, kurse lëndime trupore ka marrë vetëm këmbësorja J.D.R e cila pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar për kurim shtëpiak”, njofton Josifovski.

Njëzetekatërvjeçari D.S. nga Tetova ka humbur jetën të shtunën në mbrëmje në rrugën “Boris Kidriç” rreth orës 20.45 minuta, në aksidentin midis dy motoçikletave dhe një veture të parkuar. Zëdhënësi i Policisë së Tetovës Marjan Josifovski, tha se në këtë aksident është lënduar rëndë edhe një këmbësore, raporton korrespondenti i gazetës KOHA nga Tetova. “Në këtë aksident trafiku kanë marrë pjesë në motoçikletë e tipit Fyling, e drejtuar nga 22 vjeçari (N.S) nga Tetova, një motoçikletë tjetër e drejtuar nga (D.S) nga Tetova, këmbësorja J.D.R 33 vjeçare dhe një veturë e parkuar e tipit Fiat Punto pronë e 54 vjeçarit N.M nga po ashtu nga Tetova. Në këtë aksident lëndime të rënda dhe vdekjeprurëse ka marrë 24 vjeçari D.S, kurse lëndime trupore ka marrë vetëm këmbësorja J.D.R e cila pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar për kurim shtëpiak”, njofton Josifovski. Ai tha se policia ka dalë në vendngjarje dhe ka bërë hetime ndërsa punon në zbardhjen e plotë të këtij rasti. Ky është aksidenti i tretë brenda një jave që ka ndodhur në Tetovë, ku kanë qenë të përfshirë motoçikletat, njëri në Kamjan dhe tjetri në fshatin Xhepçisht ku kishte persona të lënduar. Ndërkohë që viktima në aksidentin e së shtunës mbrëma është i dyti me radhë, pasi në muajin maj në qendër të Tetovës po ashtu në aksident trafiku me motoçikletë jetën e humbi një i ri te

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *