Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i rende automobilistik ne Tetove

Aksident i rende automobilistik ne Tetove

Nje 36 vjecar nga fshati Recic e Madhe humbi jeten

Një i vdekur dhe një i lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur dje në rajonin e Tetovës.

SPB në Tetovë informoi se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Stençe, kur makina e tipit “Mercedes E” me targa gjermane në rrethana akoma të pasqaruara ka rrëshqitur nga një urë e këtij fshati dhe ka rënë në lum, duke u rrokullisur mbrapsht.

Siç bëhet e ditur, shoferi i makinës E.R, 36 vjeç nga Reçica e Madhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, për shkak të lëndimeve të rënda, ndërsa ka shpëtuar 21 vjeçari I.B, i cili është nxjerrë nga makina dhe ka dhënë shenja jete.

Policia në rajonin e Tetovës ka rekomanduar qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes, për shkak të infrastrukturës së dëmtuar të rrugëve dhe fluksit të shtuar të makinave në këtë sezon të pushimeve verore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *