Home / Lajme / Maqedoni / Aktiv zjarri në Grupçin

Aktiv zjarri në Grupçin

31 korrik-Rreth 30 hektarë pyje të ulëta dhe kullosa vazhdojnë të digjen në atarin e Malit të Thatë në afërsi të fshatit Grupçin të Komunës së Zhelinës. Zjarri ka shpërthyer të hënën në mesditë ndërsa kanë qenë aktiv gjatë tërë ditës dhe natës.

Rreth 30 hektarë pyje të ulëta dhe kullosa vazhdojnë të digjen në atarin e Malit të Thatë në afërsi të fshatit Grupçin të Komunës së Zhelinës. Zjarri ka shpërthyer të hënën në mesditë ndërsa kanë qenë aktiv gjatë tërë ditës dhe natës. Me të lajmëruar rastin në njësinë e zjarrfikësve, të njëjtit kanë intervenuar me dy automjete dhe 7 zjarrfikës me çka është arritur të lokalizohet zjarri dhe të mbrohen shtëpitë megjithatë era e fuqishme gjatë ditës ka përhapur zjarrin në drejtim të fshatrave malorë Cerovë dhe Merovë. Kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, tha se zjarret janë aktiv ndërsa edhe zjarrfikësit po edhe popullata vendore është duke ndihmuar në lokalizimin e të njëjtit.”Gjatë ditës së hënë ka shpërthyer zjarri mbi fshatin Grupçin, ndërsa është përhapur me shpejtësi të madhe si pasojë e erës së fuqishme në këtë pjesë. Zjarri është penguar që të arrijë tek shtëpitë nga ana e zjarrfikësve dhe banorëve por rreziku ekziston ende. Po ashtu rrezik është edhe për banorët e fshatrave Merovë dhe Cerovë në drejtim të së cilëve është duke shkuar zjarri. Kemi kërkuar që të intervenohet nga ajri në shuarjen e zjarrit, por kemi marrë përgjigje se më keq situata është në Vallandovë dhe Strumicë, por kemi premtime se do të intervenohet”, tha Izairi. Nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë bëjnë të ditur se në teren ende janë ekipet e tyre të cilët ndihmojnë që mos përhapet zjarri. “Edhe gjatë ditës së martë ne kemi intervenuar dhe kemi ekipe në terren në Grupçin. Me mundësitë dhe kapacitet që kemi bëjmë përpjekje që zjarri të mos përhapet edhe nëpër vendbanime, por duhet ndihmë edhe nga ana eqendrave tjera”, tha Kamber Sadiku, udhëheqës i njësisë së zjarrfikësve në Tetovë. (U.H)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *