Home / Lajme / Maqedoni / Ankete: koalicioni VMRO_DPMNE-BDI kryeson

Ankete: koalicioni VMRO_DPMNE-BDI kryeson

PDSH shënon tendencë për rritje me 4,9 për qind.

VMRO-DPMNE dhe BDI, si dy parti qeveritare, mbeten ende në pozitën numër një sa i përket besueshmërisë tek elektorati.

Anketa e realizuar nga Instituti “Dimitria Çupovski”, thotë se dy partnerët e koalicionit vazhdojnë të kenë përparësi përpara oponencës së tyre politike.

VMRO-DPMNE vazhdon të gëzojë mbështetje prej 23,3 për qind të qytetarëve, ndërsa LSDM të jetë e përkrahur nga 14,8 për qind e elektoratit.

Në bllokun shqiptar, BDI vijon të jetë e para me 6,2 për qind, kurse PDSH shënon tendencë për rritje me 4,9 për qind.

Në pyetjen për liderët politikë, Nikola Gruevski mbetet i pari me 24 për qind, Branko Cërvenkovski me 8,3 për qind, Ali Ahmeti me 6,3 për qind dhe Menduh Thaçi me 4,9 për qind.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *