Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen nëntë persona, pas gjashtë të tjerëve po gjurmohet, të gjithë të dyshuar se kanë qenë të involvuar në vrasjen e Tushevskit dhe Janevit

Arrestohen nëntë persona, pas gjashtë të tjerëve po gjurmohet, të gjithë të dyshuar se kanë qenë të involvuar në vrasjen e Tushevskit dhe Janevit

24 korrik-Në pajtim me kërkesën e PTHP dhe masat e ndërmarra, tre prej të dyshuarve ngarkohen se janë kryerës të drejtpërdrejt të veprës, ndërsa të tjerët ngarkohen për ndihmesë gjatë kryerjes së veprës penale “vrasje”.

Duke vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë themelore publike – Shkup, ndërsa në bazë të urdhërit të gjykatësit kompetent hetues, Ministria e Punëve të Brendshme mëngjesin e sotëm arrestoi nëntë persona të dyshuar se kanë qenë të involvuar në vrasjen e dyfishtë të Marjan Tushevskit dhe Kiro Janevit në vitin 2001.

Pas gjashtë personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë qenë të involvuar në veprën penale ende po gjurmohet, njoftoi sot MPB-ja.

Nga pesëmbëdhjetë personat për të cilët u shpall urdhër gjyqësor, katër persona janë shtetas të huaj, ndërsa të tjerët të Maqedonisë. Nëntë prej tyre kanë qenë të punësuar ose funksionarë në Ministri.

Në pajtim me kërkesën e PTHP dhe masat e ndërmarra, tre prej të dyshuarve ngarkohen se janë kryerës të drejtpërdrejt të veprës, ndërsa të tjerët ngarkohen për ndihmesë gjatë kryerjes së veprës penale “vrasje”.

Siç është e njohur, më 10.07.2001, në orët e mbrëmjes, gjatë daljes nga kafeneja “ZU” në lagjen Kapishtec me armë zjarri është shtënë fillimisht drejt Marjan Tushevskit, i cili me 11 lëndime nga armë zjarri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa pastaj është shtënë edhe drejt Kiro Janevit në momentin kur ka tentuar të ikë, kështuqë i njejti në largësi prej 100 metrash është vrarë me një projektil në vendin e ngjarjes.

Një pjesë e të punësuarve në MPB ngarkohen se e kanë ditur dhe u kanë ndihmuar kryerësve të vrasjes që nga fillimi, ndërsa të tjerët përmes mosveprimit u kanë mundësuar pa pengesë të ikin.

Menjëherë pas arrestimit të dyshuarit janë nxjerrë para Gjykatësit hetues

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *